Nje klub me fame boterore i xhazit feston 30 vjetorin

Nje nga klubet me te famshme te xhazit ne bote po feston 30 vjetorin e krijimit te tij. Pronari i klubit e ka konceptuar kete pervejtor si nje festival xhazi ku jane te pranishm perfaqesues te rrymave tradicioanle te muzikes amerikane por edhe boterore.
Kur Denni Bensusan hapi nje klub xhazi ne vitin 1981 ai asnjehere nuk e mendonte se ky klub do te kthehej ne nje institucion te muzikes ne Nju Jork. Me kalimin e viteve klubi terhoqi disa prej emrave me te spikatur te muzikes xhaz si dhe te rinj te talentuar ne kete gjini.
Sipas Bensunsanit celesi i ketij suksesi ishte muzika e mire xhaz ne nje ambjent intim e te ngrohte. Besnikeria ishte gjithasht nje faktor sepse audienca e dinte qe ne klub do te interpretonin muzikante te mire.
Trioja Oscar Peterson fitoi nje cmim Grammy per albumet e regjistruara ne klubin Blue Note ne 1990. Klubi ishte vendi ku jane regjistruan dhe disqe te Lionel Hamptonit Dizzy Xhillespie dhe Arturo Sandoval sikurse ishte mikprites edhe per pjanistin 90 vjecar Dave Brucbek i cili ka dhene tre shfaqe se fundi ne festivalin e Xhazit ne klubin Blue Note.
Gjate gjithe muajit qershor klubi Blue Note do te zhvilloje me shume se 80 shfaqje ne zona te njohura te qytetit te Nju Jorkut. Ne keto shfaqe do te kete muzike tradicionale per klubin Blue Note si Bluz Fank RampB gospel si dhe muzike boterore.