Berisha Ilacet 420 barna do rimburesohen fondi 7.4 miliarde leke
Miratimi i listës së barnave të rimbursuehme, në mbledhjen e radhës së qeverisë u konsiderua prej kryeministrit Berisha si një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të reformës në shëndetësi. Në listën prej 420 medikamentesh janë përfshirë dhe ato alternative, ndërkohe që fondi për barnat rritet nga 3.8 në 7.7 miliardë lekë.
Qeveria miratoi gjithashtu edhe vendimin për krijimin e statusit për biznesin social. Kryeministri ritheksoi si domosdoshmëri pasjen e një strategjie të qartë nxitëse për investimet dhe pjesë e rëndësishme në këtë drejtim është edhe përjashtimi nga taksat i atyre që i dedikohen zhvillimit të turizmit malor.
Kryeministri theksoi dhe në herë projektin kombëtar të ullirit dhe të arrorëve, i cili ishte dhe bosht i fushatës së kreut të mazhorancës për shndërrimin e Shqipërisë si kopshtin e bukur të Europës Juglindore. Në këtë linje është edhe sistemi i mikrokreditit i cili në fokus do të ketë dhe gratë kryefamiljare.
Paralajmërimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve edhe këtë vit kryeministri Berisha e konfirmoi edhe gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë.