Pronaret qellojne me arme grabitesin
Një person është plagosur në Thumanë të Krujës ndërsa ka tentuar të vjedhë në banesën e vëllezërve, Përparim e Shkëlzen Fresku.
Këta të fundit kanë hapur zjarr ndaj të dyshuarit për vjedhje dhe e kanë plagosur atë. Ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes në Thumanë.
Sipas policisë lokale viktima i cili ka marrë plagë me armë zjarri në trup është dërguar në spital ushtarak ndërsa dy vëllezërit janë ndaluar nga forcat e policisë.
Nga hetimet e deritanishme të cilat u referohen dëshmive të dy vëllezërve Fresku, i plagosuri dyshohet se kishte vjedhur një makinë në Kavajë dhe po udhëtonte për në Shkodër, aty ku dhe është banorë.
Rrugës për në qytetin e tij ai ka ndaluar për të kryer edhe një tjetër vjedhje, por kësaj here është përballur me gatishmërinë e të zotëve të shtëpisë, të cilët edhe nuk kanë hezituar por kanë hapur zjarr ndaj tij. Policia ende mban sekret emrin e të dëmtuarit, ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.