E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, rreth 118 maturantë nuk morën pjesë në provim

TIRANË- Rreth 118 maturantë në kryeqytet nuk morrën pjesë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, i cili nisi sot paradite për rreth 32 mijë nxënës në gjithë vendin, për shkak të rezultateve negative gjatë vitit shkollor, konfirmoi Drejtoria Arsimore në Tiranë.

Nga të dhënat, rezulton se mbi 6702 maturantë në Tiranë morën pjesë në provimin e detyruar të Gjuhë- Letërsisë, që nisi në orën 10.00. Provimi u zhvillua në 26 mjedise të shoqëruar nga 442 administratorë, 113 sekretues dhe 71 përgjegjës kati.

Provimi kishte 25 pyetje me 13 kërkesa me përgjigje alternative, që përbëjnë 13 pikë dhe 12 kërkesa me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë.

Për realizimin e fondit të pyetjeve për Gjuhë dhe Letërsinë, hartuesit jane ngujuar në Agjencinë e Vlerësimit dhe Arritjeve të nxënësve.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›