E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheva rikthehet në “San Siro”...si kundërshtar

33-vjeçari është rikthyer në “shtëpi”, në Kiev, nga ku nisi rrugëtimin e gjatë drejt klubeve më në zë europiane (Milan dhe Çelsi). Nesër ai do të zbresë në “San Siro” për t’u ndeshur me zikaltrit, që për të kanë qenë një “pre” e mirë kur luante tek Milani.

Plot 14 herë ka tundur rrjetën e kampionëve të Italisë dhe vetë Shevçenko kujton njërin si më të bukurin: “I preferuari im është ai në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2003”. Të martën do të kërkojë të shënojë të 15-in.

Gjashtë sezonet e kaluara në Milano ishin një periudhë fantastike për ukrainasin. Plot 127 gola në 208 ndeshje me fanellën kuqezi dhe një “Top i Artë” në vitin 2004 tregojnë për një karrierë të shkëlqyer për Andri Shevçenkon”. Numra që e bëjnë sulmuesin ukrainas një nga më të mirët në Europë, pas Raulit, Gerd Myler dhe ish-shokut të skuadrës te Milani, Filipo Inzagi.

Përballja e nesërme në “San Siro” do të jetë krejt e veçantë për Shevën. Vetë ai e ka përkufizuar si “të çuditshme”, për shkak të emocioneve dhe për faktin se do të tregojë se ende mund të japë. Ai shpreson t’u bëjë një tjetër shaka të keqe “kushërinjve” zikaltër.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›