E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri pas ndeshjes: Ky është një turp!

“Është turp! Uroj që penalltia për Milanin të ketë qenë e saktë, sepse neve duhej të na jepej një apo dy penallti në pjesën e parë”, u shpreh Ranieri, që më pas i rrit edhe më tej dozat e akuzave: “Çudi që gjyqtari i vuri re vetëm rastet që ishn kundër nesh dhe jo ato kundër Milanit. Lojtarët më thanë se e dinin se si do të përfundonte, por unë nuk dua të merrem me këto gjëra”.

Më tej kreu i pankinës verdhekuqe shtoi: “Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Ne ishim zotër të fushës dhe nuk duhet ta kishim lënë Milanin të rihapte ndeshjen. Nuk ishim në gjedje të shënonim golin e dytë. Duhet të shënonim gola të tjerë, por në pjesën e dytë Milani mori zemër, sidomos pas penalltisë”.

Ranieri flet edhe për mungesën e kapitenit Françesko Toti: “Me të ndoshta do të ishim treguar më praktikë. Megjithatë më pëlqeu mënyra se si skuadra u soll në fushë”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›