Shevchenko Le futbollin pas Euro 2012

Futbollisti ukrainas Andriy Shevchenko fitues i Topit te Arte 2004 beri te ditur sot se do te lere futbollin pas Euro 2012 kompeticion qe do te zhvillohet ne Ukraine dhe Poloni.
Shevchenko u be i njohur me Dinamon e Kievit ekip tek i cili eshte rikthyer serish ne vitin 2009 kur ne vitin 1999 arriti deri ne gjysmefinalen e Liges se Kampioneve ku u eliminua nga Bayern Munchen.
Me pas sulmuesi ukrainas luajti shtate sezone me Milanin ku u shnderrua ne nje yll te futbollit boteror dhe shenoi 127 gola. Ne 2006 u shit tek Chelsea dhe pas dy sezonesh te deshtuara ne Londer u kthye serish tek Milan ne forme borxhi.
Shevchenko ka debutuar qe ne moshen 17-vjecare me kombetaren ukrainase duke shenuar 45 gola ne 100 ndeshje.