Xavi Futbolli po tregohet i drejte me Barcelonen

Ky eshte nje triumf i Barcelones i filozofise se saj. Cmimin ta marre kush te doje mjafton qe eshte lojtar i Barcelones. Topi i Arte i ketij viti eshte per Barcelonen deklaroi Xavi ne nje interviste per El Perioacutedico de Catalunya.
Ne njefare menyre une Iniesta dhe Messi misherojme idete futbollistike te Cruyff Rexach dhe te gjithe atyre njerezve qe kane ndjekur kete filozofi futbolli vazhdoi Xavi.
Barcelona del ne fushe per te luajtur futboll te bukur dhe sulmues. Kjo eshte menyra e saj e lojes. Nuk po them qe menyrat e tjera nuk jane te mira por triumfi i Barcelones ose i nje ekipi tjeter si Barcelona eshte shume mire per futbollin ne pergjithesi deklaroi Xavi.
Ne fund mesfushori spanjoll foli edhe per te gjithe ata lojtare te cilet nuk bejne pjese ne listen finale per fitimin e Topit te Arte Ka shume te tjere qe meritojne cmimin. Casillas e meriton. Pique Puyol Busquets apo Forlan gjithashtu. Per te mos folur per Snejder i cili fitoi tre trofe me Interin vitin e kaluar. Me vjen keq por nga ana tjeter me behet qejfi qe vleresohet filozofia e Barcelones te sulmosh pa komplekse dhe te kerkosh fitoren ne te gjitha ndeshjet.