E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muca Dua kualifikimin ne Kupe

Ndeshja per Kupen e Shqiperise me Teuten eshte shqetesimi i pare per trajnerin e Skenderbeut Shkelqim Muca. Me pas ai do te filloje te mendoje per ndeshjen tjeter te kampionatit qe do te zhvillohet ndaj ekipit te Shkumbinit ne shtepi. Vijme ne nje jave te rendesishme te ekipit me dy takime qe per ne kane te njejten vlere. Tashme te gjithe vemendjen tone e kemi te perqendruar tek ndeshja e pare kunder Teutes per te cilen do percaktojme gjithcka deri ne dateje - deklaroi tekniku Muca.
Tekniku foli per rikuperimin e argjentinasit Rafael Soza. Persa i perket Sozes ka shume gjasa te mos jete ne ky takim nga minuta e pare por ne minutat e fundit te lojes edhe mund te aktivizohet per te qene gati ne ndeshjen per kampionat. Ne kerkojme kualifikimin dhe me pas na mbetet te mendojme per ndeshjen e kampionatit - vazhdoi ai. Por ndersa puna dhe rezultatet jane ato qe i interesojne me teper kryepankines bardhekuqe perfolja e emrave te pare te mundshem per merkaton e janarit duket se per te jane thjesht fjale qe mbeten te tilla. Kemi ende kohe te flasim per merkaton madje do thosha se eshte shume heret te flasim per te. Kjo pasi na duhet te perqendrohemi me rezultatet. Grupi qe kemi ne dispozicion eshte grup shume i mire por duke u nisur nga demtimet dhe mungesat qe jane ndiere gjate ketyre momenteve do te thoja se lind nevoja per 3 apo 4 futbolliste te jene pjese e Skenderbeut. Natyrisht per lojtare cilesore dhe emra te degjuar per me teper ka nevoje cdo ekip dhe ne do te jemi ne kerkim te tyre. Por persa i perket fjaleve per Muzaken apo Bakajn nuk ka asnje bisede as nga ana ime si edhe e presidentit te ekipit. Per merkaton do te mendojme kur te jete koha e saj tashme kemi nevoje per pune dhe rezultate te mira ka pohuar trajneri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›