Shfaqet Princess 100 e Martin Camajt

Objektet personale te shkrimtarit vijne nga Gjermania per tu ekspozuar ne Qendren e Studimeve Albanologjike bashke me fotografi familjare dhe udhetimesh. Ekspozita vetem sa e ngacmon kureshtjen nuk e shuan ate
Sikur te isha i shtrenguar me e mbajte Dranjan si shtaze shtepiake do ti jepja vetem dromcat e kafshates sime. Keto fjali shkruhen ne faqen e pare te ditarit te tij Martin Camaj ne vitet 80 per prozen poetike te tij Dranja.
Ditari bashke me objekte te tjera personale te Camajt ekspozohet 8 vite pas vdekjes se tij ne Qendren e Studimeve Albanologjike me rastin e dhenies se Urdhrit Nderi i Kombit nga Presidenti i Republikes.
Kendi me terheqes i ekspozites ishte ai i objekteve personale qe zonja Camaj ka sjelle me vete ne Tirane nga Arkivi i Familjes ne Gjermani.
shte nje makine shkrimi nje stilolaps me veshje ngjyre argjendi rruzarja me Krishtin e kryqezuar dhe tri pale syze qe ndryshojne ne madhesi e ngjyra. Te parat shquhen syzet e erreta me skelet te zi tip te cilin Camaj eshte pare ti mbaje ne publik neper konferenca po ne takime me miqte.
Makina e shkrimit Princess 100 duket objekti me i vyer i ketij koleksioni. Erika Camaj tregon se me Princeshen Martini ka punuar dekada per vepren e tij letrare e studimore. Ishte me vlere kjo makine per te sepse ishte e pajisur me shkronja te alfabetit nderkombetar fonetik.
Ne vitrinat e sendeve personale jane ekspozuar libra nga biblioteka personale e Camajt ato qe lexuesi brenda kufijve te Shqiperise i ka pak te njohura dhe qe i takojne veprave studimore te botuara ne Itali dhe Gjermani. Kemi studimin e vitit 1993 La parlata arbereshe - di San Costantino Albanese in provincia di Potenza shkruar nga Camaj dhe tjetri Racconti Popolari studim i drejtuar nga Ernest Koliqi dhe i pergatitur nga Camaj.
Nga leterkembimi i shkrimtarit shqiptar qe jetoi gjithe jeten ne ekzil kemi vetem tri letra dhe ato me zor deshifrohen.
Me e qarta eshte ajo e shkruar ne vitet 90 ku Camaj i shkruan perkthyesit dhe mikut te tij Hans-Joachim Lunksch ne kohen kur vepra e tij po behej e njohur ne Tirane e Shkoder dhe kur sapo ishte krijuar Lidhja e lire e Intelektualeve te Shqiperise. Anetaret e lidhjes i ben nje ftese per bashkepunim Camajt. Albanologu shprehet i shqetesuar per konsumimin e vepres se tij neper qarqet intelektuale te Tiranes.
Veprat e mia letrare po hyjne ne Shkoder e ne Tirane ne pjesen intelektuale dhe po konsumohen ne menyre te ndryshme reakcionet me komunikohen permes letrave dhe tash edhe permes shtypit. Disa interpretime te vepres sime me irritojne bile me mungojne nervat ti akceptoj andaj edhe shqetesimi im per te cilin te fola ne telefon shkruan ai.
Po ne kete leter ai i shkruan Lankschit arsyen se perse nuk pranon te marre pjese ne Lidhjen e intelektualeve te lire te Shqiperise. Ja cfare shkruan
Nje nder probleme te tyne ashte botimi sidomos gjermanisht i autoreve shqiptare te ndaluem disa nga ata edhe tash te burgosun si Kasem Trebeshina nje rival i Kadarese ne vitet 60. U thashe se une sperzihem ne grindje te mbrendshme kusht per mue ndamja e letersise nga politika dhe vleresimi i vlerave te verteta.
Keto ishin sende personale qe Erika Camaj kishte sjelle nga Gjermania ne Shqiperi. Te tjerat ishin fotografi familjare ne shtepine ne Lenggries dhe veprimtaria e Camajt ne Universitetin e Mynihut.
Fotografite e tjera rrefejne per lidhjen e shkrimtarit me
me shqiptaret e Kosoves arbereshet e Italise dhe shqiptaret e Diaspores se Amerikes neper konferenca takime dhe simpoziume shkencore. Nuk shihen fotografi te Camajt ne vendlindje ne Temal apo kohes se shkolles ne kolegjin jezuit te Shkodres.
Erika Camaj e vizitoi e vetme vendin e tij te lindjes ne vitet 1994-1996.
Ekspozita e hapur dje ne Qendren e Studimeve Albanologjike me rastin e dekorimit te Martin Camajt me titullin Nderi i Kombit qendron e hapur deri me 10 nentor. Pritej qe pas ceremonise se dekorimit ekspoziten ta vizitonte edhe presidenti i Shqiperise Bamir Topi por kjo vizite u anulua. Mendohet qe ky prezantim te shtegtoje edhe ne Shkoder Elbasan Vlore Prishtine.
Pse Nder i Kombit
Presidenti i Republikes Bamir Topi dekoron me urdhrin Nderi i Kombit pas vdekjes Martin Camajn me motivacionin Personalitetit te mirenjohur qe dha nje kontribut te rendesishem ne studimin e gjuhes dhe kultures kombetare dhe ne njohjen e shkencave albanologjike ne bote shkrimtarit te shquar qe krijoi nga veprat me te mira te letersise moderne shqipe. Ne aktivitet ishte e pranishmja e shoqja e shkrimtarit njerez te letrave albanologe studiues.
Ky titull i jepet shkrimtarit me rastin e 85-vjetorit te lindjes nje pervjetor qe u kujtua me nje konference shkencore nga Qendra e Studimeve Albanologjike u botua vepra e plote letrare ne 10 vellime nga Dega e Albanologjise ne Universitetin e Mynihut dhe u hap kjo ekspozite me objekte personale e fotografi e hapur dje ne Qendren e Studimeve Albanologjike duke mbyllur itinerarin e aktiviteteve per Camajn.