E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet kryeadministratori i pasurive te sekuestruara

Ministri i Financave largoi nga detyra Hekuran Vladin ndersa ky i fundit e akuzoi mungese te transparences


Shkarkimi nga detyra vetem pak dite perpara se te hapeshin procedurat e shitjes se pasurive te lulezim Berishes e Aldo Bares


TIRAN- Shkarkohet nga detyra kryeadministratori i Pasurive te Sekuestruara e te Konfiskuara Hekuran Vladi ndersa ende nuk ka ndonje motivacion te sakte mbi kete shkarkim.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Ministrise se Financave te cilet sqaruan se shkarkimi nga detyra i drejtuesit te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara e te Konfiskuara ka ndodhur mengjesin e se henes ndersa nje urdher me nr.72 firmosur nga ministri i Financave Ridvan Bode i cili nuk jep ndonje arsye te lirimit nga detyra.


Po nepermjet ketij urdhri ministri Bode emeroi ne detyren e Drejtorit te Agjencise se Pasurive te Sekuestruara e te konfiskuara Besnik obajn. Ai deri pak dite me pare mbante detyren e shefit te personelit ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve. Ne urdhrin e shkarkimit te siguruar nga Shekulli nuk jepet motivi i shkarkimit nga detyra te Vladit i cili ndodhej ne krye te agjencise ne varesi te Ministrise se Financave qe nga fillimi i vitit 2008.


I kontaktuar me telefon ish-kryeadministratori i agjencise Hekuran Vladi pranoi se eshte liruar nga detyra pa ndonje motivacion. Jam liruar nga detyra pasi Ministri i Financave Ridvan Bode e ka fobi transparencen me publikun. Pikerisht pse isha transparent me publikun une u lirova nga detyra.


Ata qe fshihen nga kamerat ne tualete banjo emerohen nga ky minister keshilltare te larte te tij-tha z.Vladi gjate komunikimit me Shekullin duke mos pranuar te jape me shume shpjegime per kete. Nga ana tjeter mesohet se lirimi i Vladit nga detyra e tij eshte kryer vetem pak dite para se Ministria e Financave te nxirrte ne shitje pronat e sekuestruara qe prej dy vitesh nga persona te ndryshem te akuzuar per krim te organizuar.


Ato administrohen nga agjencia qe drejtonte deri pak dite me pare Hekuran Vladi. Nder pronat qe pritej te nxirren ne shitje mbi bazen e Vendimit te Keshillit te Ministrave qe ende nuk eshte botuar ne Fletoren Zyrtare eshte Laguna e Karavastase e cila ka qene ne pronesi te te pandehurit te akuzuar si kreu i bandes se Lushnjes te pandehurin Aldo Bare.


Po keshtu pritej te hapej ankandi edhe per disa prona qe ndodhen ne bregdetin e Durresit ne emer te akuzuarit Lulezim Berisha te konfiskuara tashme me vendim te Gjykates se Larte.


Ne te kundert ne korridoret e Prokurorise per Krime te Renda dhe Gjykates se Krimeve te Renda flitet se lirimi i Vladit mund te kete ndodhur nga ndikimi i personave te ndryshem te cileve i jane bllokuar pronat dhe qe administrohen. Sipas ketyre zerave te interesuarit kane ndikuar tek Ministri Bode per shkarkimin e Vladit. Vete ai i pyetur per keto zera nuk pranoi te prononcohet.


Agjencia qe drejtohej drejtori i saj i saposhkarkuar ka administruar pasuri te sekuestruara e konfiskuara ne vleren e mbi 3 miliarde leke te vjetra. Nga keto 1.5 miliarde leke jane prona dhe pasuri te te akuzuarve per terrorizem sic eshte rasti i sheikut Yasin Al-Kadi.


Po ashtu 1.5 miliarde te tjera jane pasuri e personave te dyshuar dhe denuar per kryerjen e aktivitetit kriminal te paligjshem si te trafikut te droges prostitucionit dhe organizatave kriminale.


Lirimi i Vladit nga detyra vjen edhe pse ne raportin e BE-se ne detyrat e percaktuara per qeverine eshte vene theksi dhe eshte kerkuar qe mos te preket stafi i kesaj agjencie por shtimi i tyre zgjerimi i fondeve dhe ndryshimi i teknologjise se funksionit te kesaj agjencie.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›