E Diel, 1 Nëntor 2026

Une dhe dasma e ciftit Rama

Intervista / Rrefimi i Armando Babanit fotografi ekskluziv i dasmes se Edi Rames
Si ra ne gjurmet e Lindes marredheniet me Edin qe ne rini ne ekipin e basketbollit fotoja e famshme ne Paris duke ngrene makarona dhe karriera e tij si fotograf.

Armando Babani Politikanet fytyrat qe shesin me shume

Babani Si arrita ne gjurmet e Linda Rames


Fotografi Armando Babani ka pasur kulmin e thirrjeve telefonike ne celularin e tij keto dite. shte e sigurt qe nuk ka pasur ditelindjen por me aparatin e tij ka bere fotot me te kerkuara te momentit ato te bashkeshortes se Edi Rames Linda.


Ne fakt thirrjet nuk kane qene vetem per ti kerkuar por edhe per ta uruar per punen e bere. Ai ishte i vetmi fotograf qe emrit te Linda Rames i dha pamje nje dite pas publikimit te lajmit te bujshem per martesen e kreut socialist.


Te gjithe ishin kurioz. Edhe ai si gjithe te tjeret pasi mori vesh kete kerkoi se kush ishte kjo grua por gjithandej asgje. Atehere cfare beri U mobilizua vete dhe brenda 24 oreve iu serviri te gjitha gazetave ne vend imazhin e gruas me te perfolur te momentit.


Pas kesaj ai ishte i ftuar ne ceremonine martesore per te fiksuar ne objektivin e tij castet me te lumtura te familjes Rama diten e 24 tetorit.


Z. Babani ka rene me shume telefoni juaj keto dite pas fotove qe i keni bere Linda Rames keni qene me i kerkuar


Po sigurisht. Ne rastin e ceremonise martesore jo me shume se here te tjera pasi nuk isha une qe i shperndaja fotot e dasmes po i zoti i punes e thene ne gjuhe popullore i zoti i dasmes. Une thjeshte bera punen.


Me binte telefoni ne fakt edhe si nje lloj urimi pasi shume njerez e shohin si dicka te vecante ndersa une e shoh si nje vleresim qe me thirren mua dhe nuk thirren dike tjeter.


Si rate ne gjurmet e Linda Bashes e cila para se te dilte ne ato foto ishte gati e pamundur te gjeje nje foto te sajen


Ajo hyn ne sekretin profesional. Si kushdo ate dite edhe une u interesova se kush eshte kjo grua. Thjesht per kuriozitet. Hyra ne internet zero hyra ne facebook zero. Shperndava disa telefonata dhe mesazhe me erdhi mesazhi i duhur dhe une bera punen time. E bukur ishte qe fillimisht e ngaterrova i bera nje femre tjeter sepse detaji qe me kishin dhene ishte i njejte me nje femer qe doli perpara saj.


E kuptoi ajo qe po fotografohej


Jo fare ishte erresire dhe shume larg.


Ju me pas moret aprovimin e personit qe fotografuat per ti shperndare fotot ne shtyp


Ne punen time nuk marr aprovimin e askujt. shte e drejta ime tia jap kujt te dua dhe mos tia jap kujt te dua. Per dasmat qe me ftuan ishin ata qe jepnin aprovimin per shperndarjen e fotove ndersa kur foton e bej ne rruge jam une ai qe vendos.


Fakti qe Z. Rama ju ftoi ne dasme do te thote qe nuk i paska ngel qejfi nga fotot e bera

Per cfare arsye duhej ti ngelte hatri cfare te keqe ka qe u be nje fotografi dhe doli ne gazete sic mund ta shohesh ne rruge e shikon edhe ne gazete pse duhet ti ngeli hatri


Dhe une per kete e falenderoj sepse arsyetoi ne menyren me njerezore.

Sa foto keni shkrepur ne dasmen e ciftit Rama


Rreth 800 jo te gjitha jane te shkelqyera.


Nuk jane keto foto te para qe i keni bere Edi Rames apo jo


Sigurisht kam 30 vjet ne kete profesion dhe nuk kishte se si te ishte hera e pare ashti sic edhe me cdo politikan tjeter.


Cila eshte eksperienca juaj ne foto me te dhe kur kane qene fotot e para


Fotot e para kane qene kur ishim ne shkolle dhe kemi qene ne te njejtin ekip basketbolli.


Ka qene Edi Rama nje personazh i vecante per tu nxjerre ne foto


Ka qene nje mik i mire dhe nje personazh si gjithe te tjeret. Nuk di ca te them se edhe mendimi im profesional sot eshte ndryshe dhe para 30-vjetesh ka qene ndryshe.

Kendveshtrimi im mbi fotografine ka ndryshuar me kalimin e viteve ndersa vete Rama eshte bere me profesionist arrin ta ndjeje me shpejt objektivin. Shumica e politikaneve dine ta ndjejne objektivin.


Nje nga fotot me interesante te Edi Rames eshte ajo qe ai eshte duke ngrene makarona dhe mban autoresine tuaj si eshte historia e asaj fotografie


Ne kemi qene ne France ne tetor te vitit 1995 mos gaboj te dy ishim pjesemarres ne nje aktivitet. Une isha ne nje ekspozite ndersa ai me nje veper artistike qe tashme njihet si bunkeri i madh i mbuluar me rrecka. Kemi qene ne restorant te dy bashke duke ngrene dhe ajo foto eshte bere ne ato kohe. Une do te thosha qe merita e Edi Rames eshte se nuk e keqkuptoi.


Sot jemi ne 2010-en dhe ka shume njerez qe po tia besh ate gje e keqkuptojne dhe te marrin si armik ndersa Edi ketu e 15 vjet me pare i dukej gjeja me normale. Do te thosha qe eshte ceshtje niveli dhe mentaliteti.


Kur kane qene kontaktet tuaja te para me aparatin dhe cila eshte lidhja me kete profesion


Kam qene diku te 8 apo 9 vjec. Ndoshta i bej hyzmet profesionit tim dhe e marre me me shume pergjegjesi. Ishte babai im qe me futi ne kete rruge dhe ka filluar si loje pasi ti nuk mund te percaktosh se cila do te jete rruga jote. Ndersa hera e pare qe kam fotografuar ne publik ka qene kur isha 12 vjec ne festivalin e Shkodres per femije.


Ju e imagjinoni dicka para se ta fotografoni se si do te jete ne foto


shte nje shprehje qe thote se fotografi i mire eshte ai qe ne gjithcka qe shikon gjen dicka per te fotografuar.


Gjate eksperiences suaj si fotograf ne cilin zhaner te fotografise jeni perqendruar me shume


Te lajmi News. Tek ato raste kur dicka perben lajm me te vertete. Aksidenti per mua nuk hyne te lajmi per mua nuk eshte lajm duke pare se per cfare lloj tregu punoj une. Kohet e fundit jam perqendruar te lajmet por jo ato trishtat po te lajmet e lumtura pasi edhe vete tregu i do me shume.


Gjate karrieres suaj cila eshte ngjarja me e vecante qe keni fotografuar


Mbase viteve 90 ka qene renia e bustit te Enver Hoxhes. do gje mund te perseritet ajo nuk perseritet me asnjehere. Ndersa ngjarjet e vitit 1997 edhe mund te perseriten renia e bustit te Hoxhes jo.


fare duhet te kete nje fotograf qe te jete profesionist sipas jush


Duhet te jete profesionist ne mendim dhe jo me aparatin. Se te perdoresh aparatin mire nuk do te thote se je profesionist.


Juve vete ju jep kenaqesi kjo pune


Perderisa kur me pyesin se cili eshte hobi juaj une them fotografia kjo do te thote qe e kam pasion kete pune.


Keni dale ndonjehere pa aparat nga shtepia


Asnjehere.


fare keni deshire te fotografoni me shume


Gjithcka.


Pelqeni me shume mbremjen apo mengjesin per fotografi


Po ta marresh nga ana teknike dita eshte me e mire sepse ka drite me te mire por edhe nata pasi varet se si e shikon ndonjehere mund te te ndihmoje me teper erresira. Por driten natyrale nuk e zevendeson asgje. Sa here qe me thote dikush te bej nje fotografi ne studio i them jo se nuk di Me pelqen drita natyrale jam tifozi i asaj dhe aty jap maksimumin tim.


Shkoni fotograf ne dasma


Shkoj neper miq. Ndersa me te tjere jo pasi ne radhe te pare nuk e shikoj si pune fotografine me teper si kenaqesi timen. Kam parimin qe kur nje pune e ben per kenaqesi eshte me e mire se nje pune qe behet per hall.


Keni ndermend te hapni ndonje ekspozite me fotografite tuaja


Jo kam vendosur te mos bej me ekspozita me parat e mia sepse 5 ekspozitat e para i kam bere me parate e mia. Ate pune qe deri dje e bente ekspozita sot e ben facebook.


fare duhet te nxjerresh ne nje foto per shembull ne portret


Ne nje portret eshte shume e rendesishme qe te nxjerresh ne pah ate gje qe ai ka te vecante nga te tjeret ekspresionin. Te nxjerresh ne pah ate qe personi te cilin e ke perballe e ka me te sofistikuar.


E perdorini photoshopin


Shume pak. Sa per nje prekje te lehte ama jo prekje qe te ndryshosh pamjen e fotografise. Jam kunder ndryshimit te permbajtjes se fotografise. Jam kunder ndryshimit te ngjyres se saj. Jam per qendrimin brenda realiteti te fotografise. Photoshopi eshte per te ndihmuar jo per ta transformuar.


E keni ju nje studio tani ne epoken e dixhitalizimit


Deri ne vitin 2000 kam punuar me laborator dhe qe prej ketij viti une kam nevoj per nje kompjuter dhe per aparatet e mia. Studioja ime eshte e levizshme dhe tani e kam me vete.


Cilat fytyra shesin me shume ne Shqiperi


Per momentin shesin shume politikanet.


Sa e vleresoni spontanitetin ne fotografi


Per mua eshte ideale. Spontaniteti eshte ideal. Mundohem qe me llafazanllikun tim dhe duke i shkrepur kot deri sa te filloj te cliroj njerezit. Te jesh profesionist duhet te flasesh me personazhin.


Cili eshte momenti me i suksesshem ne punen tuaj deri me tani


Ka shume po ndihem mire kur shkoj ne nje dyqan apo diku te paguaj dritat ne momentin kur me pyesin kush jeni ju Armando Babani ngrene koken dhe habiten. Nuk ka kenaqesi me te madhe kur njerezit te njohin per ate qe ti ben dhe jo per ate qe ti je.


Na permendni disa emra te rendesishem qe jane pjese e fotografive tuaja


Xhorxh Bush Shumaker Luis Hamilton dhe shume e shume te tjere.


Do te vazhdoni te gjurmoni lajme te tilla... si rasti i zonjes Rama


Te gjurmoj jo por ne momente te tilla duhet nuhatja dhe fatmiresisht une nuhatjen e kam te mprehur. Une nuk hyj ne loje per gjerat e nivelit te ulet po hyra ne loje do te thote qe aty ka dicka.


Me pistolete ne koke...


Ndodh qe per shkak te profesionit jeta vihet ne rrezik kjo i ka ndodhur edhe Armando Babanit si fotoreporter.


Ai na tregon se Ka qene viti 1992 ne Pogradec kur u hapen te gjitha depot e shtetit isha ne me nje gazetar skocez kur nje person i dehur me afrohet dhe ma vendos pistoleten ne koke aty u tremba se nuk mund te thuash qe jam trim e ngriti pastaj pistoleten ne ajer dhe gjuajti.


Moment tjeter ka qene ne vitin 1997 ne Tropoje kur nje femije 12 vjec me drejtoi automatikun e mbushur aty me shpetoi shoferi i cili i doli femijes nga pas dhe ia hoqi armen nga dora.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›