E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shfaqja “Amerikan” në Elbasan, reflektim ironik mbi realitetin modern dhe moralin njerëzor

Në një kohë kur realiteti shpesh e tejkalon imagjinatën, shfaqja “Amerikan” u soll në skenën e Teatrit “Skampa” të Elbasanit si një reflektim mbi botën e sotme dhe humbjen e vlerave njerëzore.

Kjo vepër ndërthur humorin me dramën dhe romancën, duke sjellë një tablo të thellë mbi marrëdhëniet njerëzore dhe dilemat morale.

“Në Elbasan vij gjithmonë me shumë dëshirë dhe kam gjet një pritje të jashtëzakonshme . Elbasani ka një publik të mirë ka një teatër të mrekullueshëm”, u shpreh aktori Lulzim Zeqja.

Përmes një gjuhe ironike e situatave të papritura, personazhet përballen me realitetin e sotëm, ku e mira dhe e keqja ndërthuren.

“Është shumë aktuale për të gjitha lidhjet me realitetin që jetojmë”, u shpreh regjisorja, Ina Morinaj.

Shfaqja “Amerikan, bad is good again” do të vijojë turin e saj në teatrot e vendit, pas suksesit në Elbasan.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›