TKK vë në skenë “Dosjen K" për 100 vjetorin e pavarësisë
"Dosja K" e shkruar nga shkrimtari Ismail Kadare do të jetë shfaqja që pritet të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Sipas drejtorit, Emin Emini shfaqja do ti ketë të gjitha elementët e tjerë tradicionale shqiptare.
Teatrot kombëtarë të dy vendeve kanë arritur në një marrëveshje për të dhënë premirat në skenën e Prishtinës dhe Tiranës.
Ndërkohë që në skenën e Teatrit Kombëtar, në kuadër të javës kosovare vjen shfaqja “Nata e Helverit”, me regji të Altin Bashës.
Personazhi i Klarës interpretohet nga aktorja e mirënjohur, Safete Rugova, e cila e konsideron këtë pjesë si një nga sfidat më të mëdha të saj. "Nata e Helverit" e dramaturgut, polak Igmar Villqist, tregon pasojat sociale të luftës së dytë botërore.