E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfaqja greke Dybuk shfaqet per publikun kryeqytetas

Kjo shfaqje erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes teatrit shtetror të Greqisë së Veriut dhe teatrit kombëtar shqiptare
Pjesa “Dybuk” erdhi nën regjinë e Sotiris Haxakis një emer i njohur edhe për publikun tonë dhe ku interpretuan Dhimitris Papanikolau në rolin e (Burrit) dhe Dhespina Kurti të (Gruas).
Shfaqja ka në qendër një burrë dhe një grua të cilët tronditen nga goditjet e fuqishme të dashurisë. Kjo pjesë, e cila është pritur me suksese në disa vende ballkanike u prit ngrohtë edhe nga publiku shqiptar. Kjo vepër është krahasuaar me Romeon dhe Zhuljetën.
Që të dy personazhet kërkojnë bashkimin sipas betimit të vjetër të prindërve të tyre. Por ky betim prishet. Burri vdes nga trishtimi, por shpirti i tij që nuk gjen drejtësi hyn në trupin e së dashurës së tij dhe nuk denjon të dalë prej andej, duke sfiduar kështu ligjet që ndajnë të vdekurit nga të gjallët. Kështu historia e Dybbukut, është një histori rreth prezencës së fuqishme të dashurisë dhe Perëndisë dhe jo një histori rreth mungesës së tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›