E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita retrospektive me dekoret e filmave shqiptare

Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së “Artistit të merituar” Shyqyri Sako, në Galerinë FAP të universitetit të arteve, ështe çeleur ekspozita retrospektivë me punime të piktorit që përmbledhin piktura në teknika te ndryshme vaj, grafika dhe dekore të realizuara për filmat artistikë shqiptarë në vite.
Shyqyri Sako ka lindur në Kolonjë më 5 mars 1937. Nga viti 1954 – 1958 kreu studimet për pikturë në Liceun Artistik. Më pas studioi në Moskë në Institutin Kinematografik VGIK në periudhën 1958 – 1961 studime të cilat i mbaroi në ILA në Tiranë, pas prishjes së marrëdhënieve me ish Bashkimin Sovjetik. Filloi punë në Kinostudion “Shqipëria e re” në vitin 1963 ku punoi si piktor filmi e kostumesh deri në vitin 1994 duke realizuar rreth 40 filma ndër të cilët: “Toka jonë” 1964, “Vitet e para” 1965, “Komisari i dritës” 1966, “Duel i heshtur” 1967, “Horizonte të hapura” 1968, “Njësiti gueril” 1969, “Kapedani” 1972, “Operacioni Zjarri” 1973, “Rrugë të bardha” 1974, “Rrugicat që kërkonin diell” 1975, “Dimri i fundit” 1976, “Mësonjëtorja” 1978, “Radiostacioni” 1979, “Shpella e piratëve” 1990, “Përdhunuesit” 1994, etj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun edhe për dy ditë të tjera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›