E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqjet artistike, mungon kritika e institucionalizuar

Shfaqje e mire, shfaqje e bukur, shfaqje e dobet, trajtim jo profesional e te tjera si keto, degjojme gjithmone pas premierave artistike qofte ne teatrin kombetar, apo ate te operas dhe baletit. E ne fakt te gjitha komentet i lihen kafeneve apo mjediseve te tjera miqesore, ndersa mungon kritika e vertet, e shfaqur publikisht. Vete regjisoret e veprave thone se kjo mungese ka shkaqje te ndryshme, por qe duhet menjehere te filloje te fuksionoje nje sistem, ne menyre qe keto te sherbejne ne permiresimin e metejshem te shfaqeve.

"Ne Shqiperi mungon institucioni i kritikes dhe eshte per te ardhur keq, eshte nje boshllek qe duhet patjeter rigjeneruar dhe mbushur sa me pare, pavaresisht qendrimeve te vecanta te studiuesve te ndryshem. Sikurse realiteti ka ngjarjet e veta, ka oponencen qe vjen permes medias, ne kete kontekst do te thosha dhe realitetet artistike kane nevoje per kete lloj oponence. Dmth, eshte nje oponence qe duhet te jete nje oponence e nje specialisti te teatrit", thote Adonis Filipi, regjisor ne TK.

"Pa diskutim eshte e nevojshme qe te kete kritike arti, eshte normale. Praktikisht, tek ne ka kritike, specialiste te fushes, po qe ne pergjithesi hezitojne per shume arsye. Arsyeja e pare eshte sepse komuniteti artisitk ka ngelur me mentalitetin e kohes se diktatures. E dyta eshte se te ne mungojne institucionet e specializuara per kritike. Cka do te thote revista te specializuara per kritike arti", shprehet Nikolin Gurakuqi, regjisor ne TOB.

Regjisoret pranojne se kane bere here pas here kritika ashtu sica kane marre, por asnjehere ne menyre te institucionalizuar, pasi vete ata pranojne se ketu mungojne edhe institucionet e specializuara per kulture.

Vilma Masha < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›