E Shtunë, 31 Tetor 2026

EKSKLUZIVE/ Reagon ministri i Jashtëm, Ilir Meta

Ekskulizivisht për “Alsat” zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka dënuar incidentin e ndodhur në radhët e ushtrisë greke, duke u shprehur se ministria e jashtme do kontaktojë me autoritetet greke, jo vetëm për të dënuar rastin por edhe të merren masa ndaj elementëve ekstremisë sic i quajti ai.

Zoti Meta do donim një reagim të parë nga ana juaj?
Shumë shpejt do të kemi dhe një reagim zyrtar pasi po konsultohemi dhe me ambasadën tonë dhe me palën greke lidhur jo vetëm me evidentimin e asaj që ka ndodhur po masat që pritet të merren nga autoritetet greke ndaj këtyre elementëve ekstremistë që kanë fyer shqiptarët dhe që synojnë të nxisin një valë urrejtjeje dhe konflikti për të cilat askush nga vendet tona nuk ka nevojë. Jam i bindur që kjo do të jetë në kundërshtim me frymën e përgjithshme të miqësisë, bashkëpunimit, harmonisë midis dy popujve tanë. Duke pasur parasysh edhe faktin që ne kemi qindra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe jam i bindur që ky incident dhe shpresoj shumë shpejt do të ndëshkohet nga autoritete greke dhe do te izolohet.

Si e shpjegoni faktin zoti Meta një incident kaq i rëndë, në një paradë ushtarake mjaft të rëndësishme sic është dita kombëtare e një vendi, në mes të Athinës?
Unë nuk besoj se ky incident ka një prapavijë serioze politike. Elementë ekstremistë dhe të papërgjegjshëm mund të gjenden kudo për të krijuar incidente por unë besoj se ndaj këtij incidenti do të ndërmerren qëndrime të duhura nga aurotietet greke dhe në këtë mënyrë besoj se nuk do të ndikojë në rritjen e një vale të re përplasjesh, deklaratash politike andej këndej.

Do të ketë notë proteste, apo cili do të jetë reagimi i Shqipërisë zyrtare ndaj këtij incidenti, i cili ka ndodhur në një paradë të organizuar nga administrata greke?
Unë e thash dhe më parë dhe reagimi im është në respekt të interesit por ministria e Jashtme shumë shpejt do të ketë një deklaratë zyrtare lidhur me cështjen në fjalë pas konsultimeve që po zhivllohen aktualisht nga MPJ dhe me përfaqësues të qeverisë greke. Sqarimi më i hollësishëm do të na ndihmoj të bëjmë një deklatarë zyrtare sa më të përgjegjshme dhe korrekte jo vetëm për të dënuar incidentin po ndihmuar në përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve që nuk duhet të pengohen nga incidente te tilla.

Meqënëse këto lloj apelesh realizohen në mënyrë publike janë pjesë e nje fjalori të mirëkujdesur brenda struktuave greke. Do kërkoni zyrtarisht të pastrohet fjalori dhe leksiku i entuziazmit të shteti fqinj?
Ne do të ndërmarim të gjitha veprimet tona me autorietet greke, ministrinë e Jashtme të Greqisë dhe autoritetet e tjera dhe unë besoj se vetë qeveria greke janë të interesuar për të ndëshkuar ato incidente, që nuk besoj se ekzistojnë interese për të dëmtuar klimën pozitive të marrëdhënive mes Greqise dhe Shqipërisë.

Alsat Azhornuar së fundi ( e premte , 26 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›