Shfarosja e 'opozitës' nga çekistët
Të gjithë e kemi ndjekur monologun berishjan në tryezën e politikës për çështjen e Presidentit të ri të Republikës, z.B.Nishani. Pasi mikluan z.Nano dhe e tërhoqën atë me karremin e Presidentit konsensual që nga pishinat dhe kazinotë e Vjenës, - për të luajtur aktin e fundit të komedisë personale kundër institucionit që ai vetë e kishte ringritur në fillim të viteve 1990-të nga radhët e fanatikëve të PPSH-së dhe enveristëve, - Berisha dhe Meta ndjehen tash më të sigurtë se do ta mundin edhe një herë shemrën e tyre politike, E.Ramën dhe partinë e tij postpuniste. Duke parë në retrospektivë ftesat e Washingtonit për disa nga liderët kryesorë të vendit para disa muajsh dhe një mungesë entuziazmi në zgjedhjen e Nishanit si President nga ana e z.Arvizu, mund të arrijmë në përfundimin se politikanët tanë nuk kanë luajtur për këtë çështje në një vijë melodike me SHBA. Kjo duket edhe nga përshëndetjet e nxehta për zgjedhjen e z.Nishani kryesisht vetëm prej përfaqësuesve evropianë, si një karshillëk ndaj Washingtonit. Z.Nano, i cili e kuptoi se po dole nga forma dhe nga skena, është e vështirë të bësh lëvizje dhe triblime profesionale, me dhimbjet që i shkakton barku i tij i shtuar, shpreson të përsërisë vitet 1999 - 2003 kur ai nisi vetëm me N. Kokën aventurën e tij të suksesshme të katarsisit kundër Majkos, Metës, Mejdanit dhe Rrugës së Elbasanit, duke e rimarrë partinë e tij që ia kishin uzurpuar ca 'buzëqumshta' pas vrasjes së A.Hajdarit, me ndihmën e ndërkombëtarëve pasi ai dukej si i pabesë për NATO-n gjatë Luftës së Kosovës.
Pra, këto ditë z.Nano mori një mësim tjetër, se politika është forcë dhe jo imazh; ajo fillon në urën e të sotmes për të kërcyer në truallin e të nesërmes dhe e djeshmja nuk ka shumë vlerë. Në një moshë relativisht të re për t'u larguar nga Edeni i politikës dhe i ndjerë i tradhtuar nga Berisha (me të cilin ka gjasa që janë marrë vesh më 2005-ën që Nano të lëshonte mazhorancën dhe Berisha ta ndihmonte atë për t'u bërë President), Nano rikthehet në 'Babiloninë' e politikës i tunduar përsëri nga frytet e kopshteve të saj. Në fakt, Berisha i cili është i obsesuar vetëm për të ardhmen dhe jo për historinë, e tradhtoi atë dy herë: më 2007-ën dhe më 2012-ën. Po kështu edhe Meta duket se e shiti Nanon pas takimit me Ramën për çështjen e Presidentit. Nano e kuptoi se duhet të fillojë të stërvitet në fushën e zanatit të vet, duke përmbysur kështu vlerën e tij më të madhe të cilën e demonstroi në vitet 2000: kohabitacionin, kolegjialitetin dhe tërheqjen pas humbjes për t'u hapur rrugën elitave të reja. Ky rikthim në politikë i Nanos e nxjerr më në pah pazarin që ai ka pasur me Berishën për vendin e Presidentit, para vitit 2005. Mesazhi që ai mori nga krerët e mazhorancës, Berisha dhe Meta, ishte: Forcohu në kurriz të Ramës dhe hajde të bisedojmë pas verës së vitit 2013-të me letra të hapura për të bashkëqeverisur!
Pra Nano me 'leksionin pozitiv' të largimit të tij më 2005-ën nuk e ka pasur seriozisht. Vlera e tij më e madhe e dorëheqjes duket që nuk është e vërtetë. Si një tregtar dinak ai mëton që çadrën të cilën ia shiti në verë Ramës, t'ia marrë gratis tani në vjeshtë. Ai e di mirë se numërimi mbrapsht i kohës së Ramës nuk fillonte as më 2009-ën e as në maj të 2011-ës kur ai humbi bashkinë. Numërimi i tij mbrapsht do të fillonte realisht më 2013-ën. Dihet se Ramën nuk e kanë mundur edhe aq shumë të dyja këto herë Berisha dhe Meta, por e kanë mundur ndërkombëtarët dhe Rruga e Elbasanit. Por, Nano, i cili nuk ka rrugë tjetër veçse rrugës imorale për t'u rihapur rrugë ambicieve të tija të fshehta politike, hyn në përballjen me Ramën e 'dështuar' me dy objektiva: a) objektivi i madh është të marrë PS-në duke e shporrur Ramën nga Selia Rozë dhe pastaj të hakmerret edhe kundër dy malësorëve gegë e toskë (Berisha e Rama) që po tallen me çunat e Tironës dhe ndoshta edhe kundër Rrugës së Elbasanit, dhe b) nëse nuk e arrin dot këtë, objektivi i vogël është të krijojë një parti të re në prag të zgjedhjeve duke fituar ca mandate në Kuvend ose duke luajtur thjesht rolin e luajtur prej Hysni Milloshit në zgjedhjet lokale për kryebashkinë më 2011-ën. Në këtë rastin e dytë, Nano mund të ishte i vlefshëm me votat e tij në çdo lloj kombinacioni qeverisës dhe kështu ai të përfitonte ndonjë copë të shijshme nga torta e pushtetit e të rikuperonte sadopak shpenzimet e gjithë këtyre viteve me jetën e tij në dukje sedentare e të rehatshme në Vjenë (megjithëse flitet se ai është i përfshirë familjarisht në disa biznese brenda dhe jashtë vendit). Në rast se Nano do të pranonte rolin e H.Milloshit dhe do pëlqente të ngelej edhe një shërbëtor i vockël i Berishës dhe Metës në vitin 2013-të, thjesht duke e dobësuar në zgjedhjet e përgjithshme PS-në, pasi t'i hiqte kësaj disa tulla nga muri sa për të shkaktuar mosbesim dhe indiferentizëm tek kjo pasardhëse e PPSH-së, të udhëhequr sot nga disa çuna të Bllokut me në krye E.Ramën, atëherë Nano do të ishte thjesht një mjeran i currufjepsur politik dhe sharlatan.
Por të gjithë këta skenarë që ne i parandiejmë se mund të ndodhin (pa dashur të pretendojmë se janë hipoteza profetike, do të realizoheshin nga këta 3-4 udhëheqës që vijnë të gjithë nga PPSH-ja edhe sot pas 22 vjetëve 'demokraci' të manipuluar), do të kenë nevojë për ndjekësit e tyre militantë dhe anëtarët e thjeshtë të partive, si dhe qytetarëve aktivë të manipuluar në votime. Po të shohim me kujdes, pas fitores së z.L.Basha dhe zgjedhjes së z.B.Nishani si President, 'lëkura e Shagrenit' e ambicieve politike të z.Berisha dhe pazvanëve arrivistë, ambiciozë e të pangopur të çiftit Meta, do të tkurrej realisht deri në zhdukje. Përkundër një llambe të Aladinit që të plotëson vetëm 3 dëshira në traditën e përrallave perse, 'lëkura e Shagrenit' e z.Berisha i ka plotësuar këtij shumë ambicie të pafre për 22 vjet. Edhe pse ai e di që pasardhësit e fuqishëm politikë të shtetit tonë të shesin shumë shpejt në bashkëpunim me të huajt, nga që nuk janë profesionistë, duket se me ambicien e tij të gjatë për të sunduar dhe për t'u pasuruar, z.Berisha nuk mëson as nga përfundimi gati tragjik i politikanëve të tjerë karrieristë si I.Sanader në Kroaci e A.Nastase së fundmi në Rumani, për të mos përmendur dhjetëra të tjerë më parë. Ka disa shenja, ku hedhja e Nanos dhe emri i një militanti kokëfortë si z.Noka për ministër të Brendshëm, duket se po e derdh kupën e mbushur me këto shenja, se z.Berisha, me intriga, forcë, djallëzi dhe shumë të holla të vjedhura këto 8 vjet, do të përpiqet të qëndrojë përsëri kryeministër dhe të vazhdojë tranzicionin e stërgjatë të Shqipërisë midis dy sistemeve: Sistemit totalitar të PPSH-së dhe sistemit demokratik e pluralist që na ngjan me hijen tonë, të cilën duam ta arrijmë. Z.Berisha nuk është komunist, as demokrat, as ballist e as ruajalist.
Ai thjesht është një çekist. Ai përdor çekizmin si filozofi sundimi personal. Të jesh çekist do të thotë të përdorësh të gjitha marifetet kriminale për të sunduar; çekizmi është arma më e mirë pragmatiste për ambiciet e çdo stalinisti. Por sa më shumë kryeçekisti ynë futet në batakun e pushtetit së bashku me çekistin tjetër Nano dhe komsomolasin e PPSH-së, z.Meta, për të goditur në një luftë brenda llojit përfaqësuesin e partisë nga këta rrjedhin, z.Rama, aq më të vështirë do ta ketë ai të dalë jashtë këtij bataku. Dihet se PS dhe PD i krijoi, manipuloi e bekoi R.Alia sipas planeve të Katovicës. Ndërsa PS ngeli me gjithë enveristët dhe nostalgjikët e sistemit të kaluar, PD ka ngjasuar me perandorinë shumëkombëshe osmane ku kishte nga të gjitha llojet dhe ngjyrat (anipse fara e saj ka qenë nga të djathtët tradicionalë, si të persekutuarit dhe ish- pronarët), sulltani i saj absolut ishte përbrenda një çekist që kërkonte me çdo kusht të mos mbytej kurrë nga ujërat e politikës së ditës. Ai tashmë është shtrembëruar nga pesha e mëkateve 22-vjeçare ndaj shqiptarëve duke e instrumentalizuar pushtetin e tij vetëm në përfitim të një grushti njerëzish. Thonë që gungaçin e drejton vetëm varri.
Por cila mund të jetë rruga e shkatërrimit të skemës diabolike që pushteti të ngelet vetëm brenda këtyre politikanëve çekistë e komsomolas? Si mund t'i prishet ëndrra kryeçekistit Berisha? Nëse qytetarët do t'i prishnin skemat e tyre me një votë plebishitare më 2013-ën, natyrisht që ata do të duhet të shohin nga tendenca e politikës rajonale, nga mundësitë e reja e më të gjera të krijuara në gjithë arealin nacionalist shqiptar të mbështetur nga politika e aleatit tonë të madh anglo-amerikan, nga objektivi i madh i shkëputjes së Shqipërisë nga thonjtë e tranzicionit dhe qeverisjeve arbitrare e të superkorruptuara prej çekistëve, të cilët kanë si objektiv fryrjen e barkut të tyre dhe të disa dhjetëra brezave biologjikë pasardhës, me djersën e shqiptarëve dhe pasuritë kombëtare. Ndërsa Shqipërinë për 50 vjet nën komunizëm e mbajtën në këmbë rusët dhe kinezët, këta 22 vjet e kanë mbajtur kryesisht remitancat dhe shitja e aseteve e resurseve mbi e nëntokësore. Tani që këto dy të fundit po dergjen duke u tkurrur, parashikohet që ditë të vështira do të vijnë për ekonominë shqiptare. E gjendur në një treg të hapur konkurrues, mungesa e sofistikimit dhe teknologjia e ulët në investimet shqiptare, do të rrisin më tepër deficitin tregtar duke na kthyer në një republikë bananesh ku na grabiten për pesë lekë lëndët e para dhe më pas na kthehen mallrat e gatshme nga këto lëndë të para me çmime shumë të larta.
Shpëtimi nga ky skenar çekist që e ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon, natyrisht që do të jetë ndëshkimi i drejtë me votë i këtyre forcave të dala nga mitra e PPSH-së dhe mbështetja e forcave me objektiva më të gjera, e partive të reja vërtet të djathta. Por kjo tendencë ka nevojë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor që është duke u përfunduar. Shqipëria nuk duhet lënë në dorën e këtyre 3-4 çekistëve dhe komsomolasve me oreks të pafund. Këtë zgjidhje e ka në dorë OSBE-ODIHR-i, e ka Rruga e Elbasanit, e ka Dan Redford, të cilët duhet të ndalojnë me të gjitha mekanizmat ligjore e teknologjike vjedhjen e votave nga çekistët e ardhur prej PPSH-së dhe duhet t'i japin fuqi reale votës së shqiptarëve dhe përfaqësimit të saj real në Kuvend. Ligji i ri që po mbyllet s'duhet të lejojë që këto vota të grabiten me hir ose me pahir nga çekistët e tranzicionit. Lidershipi i disa partive të reja s'duhet të flerë gjumë në këtë moment delikat. Kryeçekisti Berisha është më komodi me këtë ligj. Ai mund të vjedhë; ai dihet se po e dobëson Ramën nga grindjet që po iu fut me djallëzi; ai po dobëson komsomolasin dyshues Meta, si edhe Nanon; me këtë ligj ai mund të sundojë edhe 4 vjet të tjera i vetëm, i rrethuar nga eunukët e tij të oborrit blu. Rama, pa asnjë aleat, ka të vetmen zgjidhje duke i hapur rrugën demokracisë së vërtetë. Ai duhet të kërkojë me çdo kusht një rritje të proporcionalitetit të ligjit aktual dhe rindryshim të Kushtetutës, përkundër asaj që bëri me Berishën më 2008-ën, duke vendosur një korrektim proporcional kombëtar me rreth 20% të vendeve në Kuvend. Nëse ndërkombëtarët nuk e bëjnë këtë, nëse Rama nuk lufton për të vetmen zgjidhje që ai të mbijetojë politikisht, atëherë në Shqipëri do të vijë zymtësia më e madhe më 2013-ën: Kryeçekisti Berisha përsëri kryeministër, një Meta i pafuqishëm dhe i kaluar në opozitë dhe një PS pa busull e pa timon politik pas vitit 2013-të. Korrektimi i mandateve të Kuvendit me mbi 20 vende, është sfida kryesore e shpëtimit të Shqipërisë nga kryeçekisti Berisha, është sfida për t'i dhënë fund tranzicionit, është sfida për të futur vendin në familjen e Bashkimit Evropian, është sfida e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, është sfida për prosperitet, drejtësi dhe për një shpërndarje më të mirë të pasurive kombëtare për të gjithë shqiptarët. Por që të realizohet kjo, të gjithë liderët e interesuar të partive politike natyrisht që, o sot o kurrë, duhet të bashkëpunojnë për të bërë presion në radhë të parë mbi 'arbitrin', pastaj mbi Ramën dhe në fund mbi kryeçekistin Berisha, i cili nuk njeh gjuhë tjetër përveçse asaj të forcës.