Shfryhet ushtria ruse (FOTO)
Tani armët e ushtrisë ruse nuk kanë nevojë për furnizim me karburant, mjafton ti frysh, njësoj si tullumbacet. Kjo ushtri elastike, e përbërë nga balona, është metoda e fundit e rusëve. Duke qenë se paratë mungojnë, atëherë blihen këto balona me forma avionësh apo tankesh, dhe fryhen. Nga ajri ato duken si armë të vërteta. Ky është qëllimi, të mashtrohen avionët spiunë dhe satelitët.




