Shfryn Mourinho Me mire mos e them ate qe mendoj
Një Jose Mourinho shpërthyes dhe që nuk përtyp dot humbjen 2-0 kundër Barcelonës është paraqitur përpara mediave në konferencën për shtyp në “Santiago Bernabeu”. Trajneri i Realit të Madridit ka për të gjithë, duke nisur nga gjyqtari i ndeshjes Stark.
“Më mirë të mos flas, pasi nëse them atë që mendoj dhe ndjej për arbitrin atëherë karriera ime përfundon këtu. Pse e përjashtoj Pepen? Nuk e di nga vjen e gjithë kjo fuqi e Barcelonës. Por shpresoj të marrë një përgjigje një ditë. Thuajse jemi eliminuar, por në ndeshjen e kthimit do të luajmë për të treguar të gjithë krenarinë tonë. Jam i bindur se nëse shënojmë të parët atje, atëherë mund të na vrasin”- ka thënë Mourinho.
Pas këtyre deklaratave të portugezit, Barcelona po mendon ta çojë çështjen në komisionin e Disiplinës së UEFA-s, por i pari që i është përgjigjur Mourinhos ka qenë Pep Guardiola.
"Ne duam të fitojmë gjithmonë në fushë dhe e bëmë këtë kundër skuadrës që e ka fituar më shumë herë në histori Ligën e Kampionëve. Është një rezultat shumë i mirë përpara ndeshjes së kthimit. Sa i përket Mourinhos, dua të them se ne luajmë në fushë dhe nuk jemi ne ata që nxjerrin kartonët e verdhë apo të kuq”- ka përfunduar Guardiola, skuadra e të cilit thuajse ka siguruar biletën për në finalen e “Wembley”.
Nertan Prifti