Kriza ne Greqi qeveria shkurton 200 mije vende pune

Për Grekët prespektiva ekonomike paraqitet edhe më e zymtë. Projektligji që pritet të kalojë në parlament brenda kësaj vere parashikon shkurtimin e 200 mijë vendeve të punës, por jo vetëm kaq.
Në javë do t’u duhet të punojnë 2 orë e gjysmë më tepër. Sipas planit të hartuar nga ministri i Brendshëmm Giannis Ragusis në kuadër të reformave strukturore që lejojnë lëvrimin e fondeve të ndihmës të BE-së dhe FMN-së, grekët do të punojnë tani 40 orë në javë.
Plani i ri do të mundësojë luftën më me efikasitet kundër korrupsionit dhe burokracisë në sektorin shtetëror, çka krahasuar me dy vjet më parë, do të sjellë dhe një reduktim të kostos në masën 25%. Në bazë të ligjit të ri qytetarët mund të përdorin kompjuterin nga shtëpia e tyre për të marrë dokumenta të tilla si çertifikata lindjeje apo për të paguar fatuarat në vend që tëp resin në rradhë në zyrat qeveritare .
Gjithashtu, tani me ligjin e ri zyrat shtetërore do të qëndrojnë hapur dhe gjatë pasditeve në ditët me fluks më të madh të tilla si e hëna apo e mërkura.
Delina Bitraku