E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betejat e medha fushata ne Durres e Vlore

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për bashkinë e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka prezantuar projektin për unazën e madhe të qytetit në zonën e currilave, ku ka theksuar se projekti pritet të ndërtohet në tre vjet.

“Projekti më madhor ishte unaza e qytetit që ka tre segmente të saj. Jemi këtu në zonën e currilave ku fillon rruga që shkon paralel me portin, vjen deri në currila e më pas do të vazhdojë në drejtim kallmit”- tha Xhaferraj.
 
Kandidati i majtë për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako në takimin me banorë të lagjes 17 ka deklaruar se përveç investimeve të kryera në këtë zone, janë hartuar një sërë projektesh që pritet të miratohen.

“Ne do të vazhdojmë punën për ndërtimin e një Durrësi me vlerë, e një Durrësi tjetër, ndryshe nga ai që kemi parë. Të jeni të sigurtë, që shumë më tepër do të bëjmë në mandatin e ardhshëm”-tha Dako.    

*******

Në takimin me banorë të lagjes pranë ish-fushës së aviacionit në Vlorë, kandidati i majtë Ardi Kollozi ka premtuar zgjidhjen e  probleme të panumërta të kësaj zone.

“E ku më tepër se këtu në lagjet tuaja ka nevojë për vizion, ka nevojë për shpresë, dinjitet për të ritkthyer aspiratën dhe qëllimin tuaj”- tha Kollozi.

Zonat e banuara pranë ujësjellësit në Vlorë do të jenë përfituese të projektit të plotë rehabilitues në brendësi të lagjes ka premtuar kreu aktual i bashkisë Shpëtim Gjika.

“I kam parë shtëpi më shtëpi hallet dhe shqetësimet e qytetarëve dhe kam projektuar qartë për të zgjidhur me financime të qarta, projekte të garantuara, pritshmëritë e qytetarëve”- tha  Gjika.

Olgera Muka    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›