E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfryn Vata: Sfitonim me ata arbitra

Rudi Vata

Trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata, ka akuzuar direkt treshen e arbitrave për mënyrën sesi gjykuan ndeshjen në Pogradec. Sipas tij, edhe sikur ndeshja të luhej pafundësisht, Vllaznia nuk do kishte shans që të merrte pikë ndaj liqenorëve. “Sigurisht që ne e dinim që ishte ndeshje e vështirë, jetike për pogradecarët. Ata e filluan ndeshjen me shumë dëshirë dhe vendosmëri, por episodi i penalltisë ishte episod që na dëmtoi. Ne e dinim që skuadra pogradecare do të na ushtronte presion, por gjithmonë me besimin që do të kishim shanset tona, duke mos pësuar dhe për të fituar ndeshjen. Ndeshjen edhe mund ta fitonim, por sado që të luanim, arbitri dhe anësori ishin të përgatitur që Vllaznia do të humbte”, theksoi fillimisht Vata. Më tej, tekniku i skuadrës shkodrane ka theksuar se edhe pas këtij rezultati, skuadra e tij do vazhdojë të bëjë më të mirën në fushën e lojës, për të marrë pikët që e çojnë drejt vendit të katërt. Nëse Vllaznia arrin këtë pozicion, me shumë gjasa do ketë shansin që të marrë pjesë në Ligën e Europës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›