E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët, presidenti uron besimtarët katolikë

Presidenti Bamir Topi

TIRANË- Presidenti, Bamir Topi ka uruar gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Urimet i ka përcjellë nëpërmjet një mesazhi dërguar Ipeshkvit të Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, dhe njëkohësisht Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditës.

Kreu i shtetit e ka vlerësuar ditën e Pashkëve si ditën e shenjtë te ringjalljes së Krishtit, ditën e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe te ripërtëritjes së besimit tek Zoti!

Nëpërmjet kësaj simbolike të mrekullueshme fetare të ringjalljes së jetës, në këtë vit shumë të rëndësishëm për Shqipërinë e për gjithë shqiptarët të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, përfitoj nga rasti të uroj më shumë fat dhe begati për popullin shqiptar! Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve!- shkruhet në mesazhin e Topit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›