E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytezimi financiar i nentokes dhe efektet anesore

Shfrytëzimi i burimeve natyrore të nënëtokës shqiptarë kanë efekte anësore të pashmangshme në mjedis. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu kërkoi përgjegjshmëri për sipërmarrësit, me qëllim që ata të prrien drejt riciklimit të mbetjeve në këtë aktivitet.

Shifrat faktojnë se industria nxjerrëse ka shtuar prodhim në vitet e fundit. Por, serioze shihet trajtimi i mjedisit pas shfrytëzimit financiar të burimeve natyrore.

Autoritete përgjegjëse konfirmojnë rritje prodhimi e punësimi, vecanërisht në miniera.

Por industria nxjerrëse dhe impaktet sociale e mjedisore që burojnë prej saj kanë mbledhur në një seminar tre ministra dhe dy ambasadorë, atë të Kanadasë dhe ambasadorin e OSBE-së.
“Menaxhimi i burimeve natyrore mund të jetë më i efektshëm kur komunitetet janë të përfshira. Zbatimi i përgjegjshmërisë sociale është një koncept që duhet të merret parasysh nga korporatat dhe shkon përtej detyrimeve ligjore- deklaroi ambasadori Volfarth.

I pranishëm, në seminar, minsitri i Punës, Ksera theksoi se industria nxjerrëse ka rëndësi sociale, pasi lidhet direct me punësimin e banorëve në ato zona, të pazhvilluara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›