Kollagjeret e zise Nga Prof. Dr. Sali Berisha
Shtypi boteror njoftonte te dielen se Banka Europiane per Zhvillim dhe Rindertim deklaron se ekonomia shqiptare ka ngjitje, ka rritje me te madhe se vitin e kaluar dhe ky lajm vjen ne nje qiell te mbushur plote re te vendeve per rreth dhe te Europes. Tre dite me pare Banka e Shqiperise, deklaroi se ne vitin 2012 papunesia u ul ne Shqiperi. Nje muaj me pare Komisioni Europian deklaroi se kater vende ne tere hapesiren Europiane ne vitin 2012 paten rritje ekonomike, si Islanda, Turqia, Shqiperia dhe nje vend tjeter, por midis tyre ishte e vetmja Shqiperia qe kishte nje renie te papunesise. U ndala tek keto, sepse koherat kane qene me tallaze, por anija jone nuk u perplas askund. Anija jone eci e sigurt. Cdo vit kollagjeret e zise paralajmeronin krize, cdo maj dhe qershor deklaronin se qeveria s’ka para per te paguar rrogat, ja qe edhe kete vit do te paguajme rroga e pensione dhe do te rrisim rroga e pensione, dhe cdo vit do te rrisim rroga dhe pensione. A mund t’u besohet atyre, te cilet per te mohuar mbi 10 mije kilometra rruge, ne te cilat udheton cdo shqiptare, udhetojne dhe vete ata, ndalen per te gjetur nje grope dhe per tu treguar shqiptareve, ja gropa dhe se nuk jane bere rruget. Une ju them atyre, zoterinj ju nuk njihni Shqiperine, se vendi juaj nuk ka nje grope, por ka qindra, se nuk ka nje kilometer rruge te pa asfaltuar, por i ka te pakten edhe dy mije te tjera. Shqiperia ka 18 mije kilometra rruge. Ne nuk i degjuam ata qe na thonin neve 7 vjet me pare se po i hyni detit me kembe, me projektin e rrugeve, por degjuam juve dhe nevojat tuaja, deshiren tuaj, te drejten tuaj, per te pasur si gjithe te tjeret nje transport normal.
Ne bejme gjithcka per punesimin. Ne kulmin e krizes kur vendet e tjera kane dyfishuar papunesine. Secili nga ju mund te lexoje dhe te gjeje shifrat e papunesise ne Maqedoni, ne Serbi, ne Kroaci pra ne vendet per rreth, kurse ne Shqiperi, po keto institucione thone se u ul papunesia, nuk u rrit dhe kjo eshte merite e perbashket. Reformat vertet i projektojme ne, por ato i zbatoni ju, eshte djersa juaj, eshte mundi juaj, eshte veprimtaria juaj mbi bazen e tyre, qe perben suksesin e reformave. Ndaj dhe me 23 qershor le te ecim te sigurte, drejt nje fitoreje te merituar. Te merituar per projektin tone te kater viteve qe vijne, projekt serioz. Nje gje dua t’ju them. Nuk eshte se kjo qeverisje nuk ka dobesi, nuk ka te meta, nuk ka gabime, te gjitha keto jane te verteta, por ne projektin e saj kjo ka deshmuar se eshte nje qeveri shume serioze.
Nese ne nuk e merrnim me seriozitetin me absolute marrjen e vizave, detyrimet qe kishim ne ndaj Europes per zbatimin e marrjes se vizave, detyrime, qe te gjitha ishin ne territorin e Shqiperise. Ato ishin ligje per tu zbatuar, ato ishin sisteme informatike per t’u vendosur, ato ishin standarde per tu konsoliduar, ne vizat nuk i merrnim kurre. Perkundrazi ne kishim nje kundershti te madhe, jo vetem nga skeptike antishqiptare, jo ne kishim brenda, kreun e opozites, i cili diten kur do te merrej vendimi ne Parlamentin Evropian per te hapur proceduren, ngrinte cadrat tek dera e kryeministrise dhe me pas organizonte anetaret e Kominternit te Internacionales Socialiste, ne perpjekje te madhe per tu bllokuar vizat shqiptareve, shperndante emeile se 800 mije shqiptare do te derdhen ne vendet tuaja po te liberalizoni vizat. Por ne jemi serioze ne ato qe premtojme. Ne bejme gjithcka per t’i qendruar fjales sone.
* Nga fjala e mbajtur dje ne ceremonine per rikonstruksionin e rruges Ura Gjader – Mnele, ne Shkoder