Shfuqizimi i shefave të QSUT, Pipero çon në gjyq ministrinë
TIRANE- Shfuqizimi i emërimit të shefave të shërbimit në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" nga ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova ka përfunduar në gjykatë. Ish-drejtori i Politikave Shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero, në cilësinë e shefit të shërbimit të Infektivit, ka paditur Ministrinë e Shëndetësisë dhe QSUT-në për urdhrin e muajit prill.
Përmes padisë, Pipero kërkon shpalljen e tij të pavlefshëm, duke kthyer në këtë mënyrë strukturën e re në fuqi. Ndërkohë që, në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", Pipero shpjegoi se ky veprim nuk është personal, por për funksionin e shefit të shërbimit. "Nuk e di nëse shefat e tjerë të shërbimit kanë ngritur padi, por unë personalisht e ndërmora një hap të tillë. Çështja është se unë nuk e kam bërë për Pëllumbin si individ, por për funksionin që mbart në vetvete shefi i shërbimit. Mendoj se politika nuk duhet të ndërhyjë deri te ky lloj pozicioni. Kjo lloj ndërhyrje është një 'vrasje' për sistemin shëndetësor në vetvete", - u shpreh Pipero. Ndërkohë që, sa i takon vendimit që mund të marrë gjykata, ai tha se jo çdo vendim i tillë ka gjetur zbatim nga administrata shtetërore. "Nuk dua të komentoj vendimin që mund të marrë gjykata, sepse ajo është e lirë të vendosë sipas legjislacionit në fuqi. Megjithatë, shumë vendime të gjykatave në vendin tonë nuk gjejnë zbatim nga administrata shtetërore", - tha Pipero.
Ngjarja
Në nëntor të vitit të kaluar Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për miratimin e kritereve, për përcaktimin e numrit të personelit dhe kapaciteteve të njësisë së shërbimit në qendrat spitalore universitare", sipas të cilit numri i shefave të shërbimeve në QSUT reduktohej nga 64 në 26. Pas këtij vendimi, u mblodh një komision 'ad-hoc', i cili përcaktonte strukturën e re që do të kishte QSUT e që në thelb kishte bashkimin e disa shërbimeve spitalore në një të vetëm. Gjithashtu, u bë edhe përzgjedhja e shefave të rinj sipas strukturës së re, ndërsa pjesës më të madhe të tyre iu zbardh edhe vendimi për të nisur punë. Ndërkohë që emërimi i disa shefave të tjerë u shoqërua me pakënaqësi dhe ankesa. Pas rreth 2 muajsh të mbledhjes së komisionit dhe emërimit të shefave të rinj, ministri aktual i Shëndetësisë, Halim Kosova, nxori një urdhër për shfuqizimin e emërimit të tyre, gjë që solli dhe pakënaqësi te "të sapoemëruarit". Për këtë arsye, 11 prej tyre nënshkruan një letër drejtuar kryeministrit Berisha, përmes së cilës i shpjegonin arsyet se përse urdhri i Kosovës ishte i paligjshëm. Sipas tyre, ministri nuk mund të shfuqizojë një vendim të marrë nga bordi i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Po ashtu, ata argumentonin se urdhri hedh poshtë VKM-në e datës 07.11.2012, i cili nënkupton reduktimin e numrit të shefave të shërbimit.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)