Vidhet makina e këngëtarit Sherif Merdani: E kisha blerë me lekët e burgut
TIRANË- Vidhet makina e makina e këngëtarit të njohur Sherif Merdani. Lajmi konfirmohet nga vetë këngëtari për News24, i cili denoncoi vjedhjen e makinës së tij tip ‘Citroen Pikaso’ me ngjyrë të zezë me targë, TR2824U, me vlerë prej 20 mijë eurosh. Këngëtari ka bërë kallëzimin në Komisariatin Numër 2.
Këngëtari i prekur, në një prononcim për New24, i bëri thirrje hajdutëve që ti kthejnë makinën të cilën e ka blerë me shpërblimin e viteve të burgut të kryer gjatë diktaturës.
“Makina ndodhej në zonën “Dëshmorët e Lirisë”, ku unë banoj unë. Një ditë para vjedhjes i kanë thyer xhamin e parë, sepse djali kishte harruar çelësat rezervë brenda në makinë. Këtë gjë e dinim vetëm unë dhe djali dhe punëtorët e lavazhit. Unë xhamin e përmirësova e lidha dhe të nesërmen ika me gruan në kishën e Shën Ndoit (Laç) dhe pas ceremonisë e parkuam makinën ne territorin e shtëpisë dhe në mëngjes nuk e gjetëm më. Kjo ndodhi natën e së shtunës, (më18.05.2013). Menjëherë vajta në Komisariatin numër 2, që më morën informacionin. Deri tani ka vetëm dyshimi. Dua të bëj një thirrje, atyre që e kanë marrë. Duhet të dinë se Sherif Merdani i ka shlyer Zotit të gjitha dhe Zoti ia fali jetën. Kam punuar 11 vjet në minierë dhe shteti më dha 20 mijë euro shpërblim për vitet e burgut, më kanë vjedhur rininë time. Diktatura po vazhdon të më vrasë. Ju bëj thirrje të më sjellin makinën dhe të më kërkojnë të falur janë të falur nga unë”, deklaroi Merdani i prekur për News24.
Vjedhja është kryer më datë 18.05.2013, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(e.m/BalkanWeb)