E Diel, 1 Nëntor 2026

Linjë e re 3-fazore Ksamil-Llogara, zgjidhje furnizimit me energji elektrike

sarande-cezSarandë- Projekti i bregdetit në linjat e reja 3 fazore në shërbim afatgjatë për turizmin e qëndrueshëm do të përfundojë në kohë dhe do të përkojë me hapjen e sezonit turistik, datën 15 qershor. 

Kështu është shprehur administratori i CEZ Shpërndarjes Sahit Dollapi nga qyteti bregdetar teksa ka inspektuar ecurinë e punimve për zbatimin e këtij projekti.

Zoti Dollapi si administrator i përgjithshëm i kompanisë CEZ, deklaroi se investimi për linjën e re të bregdetit, nga Ksamili në Llogara është një investim afatgjatë, gati 30-vjeçar pasi është projektuar si një linjë paralele me planin e përgjithshëm për zhvillimin e zonës.

Gjatë një kontrolli pune për punimet në nënstacionin e Bunecit dhe linjën e Lukovës, ai siguroi se investimi i ri prej 600 mijë dollarësh për bregdetin në komunën Lukovë, zgjidh përfundimisht problemet e furnizimit me enrgji elektrike duke krijuar standarte edhe në shërbimin turistik.

Me këtë investim furnizimi me energji elektrike pritet të jetë në linëjn 3 fazore dhe jo dy fazore siç ishte më parë. Po punohet në nënstacionin e Bunecit, aktualisht i amortizuar dhe pothuaj jashtë funksionit.

Për Ari Luarasin, drejtor i departamentit të inxhineirisë në CEZ Shpërndarje, invetsimi i ri sjell një shpërndarje me fuqi të madhe, një shfrytëzim nga 35% në 100 % të energjisë në rrjet. Ky investim i nisur dhjetë ditë më parë, garanton shërbimin në standarte ndaj klientëve të CEZ Shpërndarjes si dhe qëndrueshmëri në linjat e shpërndarjes. Aktualisht rrjeti është shumë i amortizuar dhe nuk ka përballuar nevojat e konsumatorëve. Veçanërisht në pikun e sezonit situata e furnizimit me energji elektrike ka qënë problematike. Një rrjet i konsumuar shpërndarjeje dhe një sistem dyfazor po zëvendësohen me një shërbim ndaj konsumatorit të garantuar dhe në standarte. Në Ksamil dhe Lukovë sezoni turistik pritet ti gjejë banorët dhe shërbimin e hoteleri turizmit me një furnizim të garantuar me ujë dhe energji elektrike, tashmë shërbime që po vendosin standarte ndaj konsumatorëve,- u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›