E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtimi i shefave në QSUT, Pipero padi ministrit Kosova: Vendim politik

PELLUMB-PIPEROIsh- drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero ka paditur këtë institucion dhe QSUT-në për shkak të shfuqizimit të emërimit të shefave të shërbimit në QSUT sipas një urdhri të ministrit Halim Kosova në maujin prill.

Pipero kërkon në objekt padinë e tij që të shfuqizohet ky urdhër, të cilin e cilëson në kundërshtim me vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave vitin e kaluar.

Sipas Piperos, ky vendim është politik dhe nuk i shërben sistemit të shëndetësisë, ka thënë Pipero.

Në vendimin e KM-së për përcaktimin e numrit të personelit dhe kapaciteteve të njësisë së shërbimit në qendrat spitalore universitare”, thuhet se numri i shefave të shërbimeve në QSUT reduktohej nga 64 në 26.

Pas kësaj, u mblodhe edhe komisioni i cili përcaktoi emrat e rinj të shefave. Por dy muaj pas mbledhje së komisionit, Kosova nxori një urdhër për shfuqizimin e emërimit të tyre. 11 prej tyre ju drjetuan me një letër spjeguese kryeministrit Berisha, sipas të cilës, urdhri i Kosovës ishte i paligjshëm sepse ministri nuk mund të shfuqizojë një vendim të marrë nga bordi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›