Tre burgime te perjetshme ne gjyqin Ergenekon ne Turqi
Ka qenë një situatë e tensionuar ajo në Turqi pas vendimeve të gjykatës për të akuzuarit në cështjen Ergenekon.
Sulme me gurë nga njëra anë, dhe gaz lotsjellës nga ana tjetër.
Protestat e shpërthyere para gjykatës në Stamboll rrezikojnë të jenë të parat e një zinxhiri të gjatë manifestimesh nga ana e opozitës.
Kjo e fundit i sheh si një goditje për shtetin laik vendimet e gjykatës që ka dhënë ndër të tjera dhe 15 burgime të përjetshme për ata që akuzoheshin për komplot ndaj qeverisë së kryeministrit Erdogan.
Nga 275 të akuzuar 15 prej tyre do të kaoljën jetën në burg. Mes emrave më të njohur edhe ish shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, që konsiderohej dhe si truri i këtij komploti.
Janë dashur pesë vjet hetime për cështjen e kthyer në nëj simbol tashmë të betejës mes qeverisë islamike – konservatore dhe elitës laike në vend. Hetimet për Ergenekon, emri i luginës në Azinë qendrore që konsiderohet dhe djepi mitik i popullit turk, nisën pas zbulimit në 2007-ën të një depozite sekrete armësh në Stamboll.