E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe gjenden te ngordhura 150 dele pasi u sulmuan nga ujqerit

Ne nje nga fushat e Torovices, ne Lezhe prej ditesh gjenden te ngordhura me qindra kafshe.

Gati 150 dele dhe disa kuaj u gjeten te ngordhura pasi të paktën 5 ujqër kishin zbritur ne kete zone. Shfaqja e egërsirave ne fushat e Torovices është dicka e rallë, por ky sulm shkaktoi një dëm të konsiderueshem per blegtorët. Ata thone se kishin pare një ulkonje dhe kelyshet e saj ne pyll, por nuk e kishin menduar se sulme te tilla mund te ndodhnin edhe ne fusha.

Shqetesim per banoret mbetet mosgroposja e tyre, qe mund te shkaktoje perhapjen e ndonje semundjeje si pasoje edhe e temperaturave te larta. Megjithese eshte lajmeruar Drejtorine e Bujqesise se qarkut ende nuk eshte marrë asnje masë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›