E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shifrat përgënjeshtrojnë çdo marifet të Berishës për ekonominë

Share

Është bërë gati projektbuxheti për vitin tjetër, por nuk është ky lajmi. Lajmi është që na bëjnë me dije gazetarët e Shqipit   projektbuxheti në fjalë është qartësisht më i vogël në të ardhura e shpenzime se sa buxheti i rishikuar i këtij viti. Konkretisht, të ardhurat parashikohen të jenë 2.3% më të ulta se sa ato të këtij viti; me fjalë të tjera, parashikohet së pari një rënie konsumi, gjë që automatikisht ul të ardhurat prej TVSH-së, akcizës, etj, dhe së dyti një rritje e papunësisë, gjë që automatikisht ul të ardhurat prej tatimit mbi të ardhurat personale. Ndërsa shpenzimet do të jenë 3,5% më të ulta, gjë që afërmendsh do të thotë se do të ketë shkurtime në administratë, do të ketë investime publike më pak, e do të bëhet ndonjë rritje qesharake rrogash (nëse do të bëhet).

Këto janë shifra që flasin vetë, dhe përgënjeshtrojnë çdo deklaratë optimiste. Kjo është arsyeja që kryeministri, kur don të japë idenë e Shqipërisë së begatë, vijon të kapet pas ndonjë indikatori (fjala vjen, rritja e eksporteve), që ose nuk do të thotë asgjë në panoramën e krizës ku është futur vendi, ose përbën ndonjë akrobaci kryeministrore me shifrat.

Respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2011/11/3/shifrat-pergenjeshtrojne-cdo-marifet-qeveritar

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›