E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google+ arrin mbi 62 milion përdorues

Prej datës 27 dhjetor rrjeti social Google+ ka arritur më shumë se 62 milion përdorues. Rreth 625 000 persona çdo ditë i bashkohen rrjetit të gjigantit të kërkimeve Google.

Me këto ritme pritet që në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm Google+ të arrijë 100 milion ndërsa 200 milion pritet ti arrijë në fillim të gushtit. Kurse për kapjen e shifrës 300 milion do të ti duhet të presë vitin 2013.

Shumica e përdoruesve të rinj po vijnë nga aktivizimi i Google+ në telefonat Android, sistem operimi i cili ofrohet nga Google.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›