E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak, e përplas makina, vdes drejtuesi i motocikletës

SHIJAK-Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar sot pasdite në Shijak.
Ngjarja ndodhi tek vendi i njohur si ‘Katër Rrugët’ kur një automjet përplasi një motocikletë. Si pasojë e goditjes së rëndë humbi jetën Gjon Deda, 62 vjec, motociklist.

Policia në vendgjarje po heton rrethanat e aksidentit.
Sipas policisë është ndaluar tashmë drejtuesi i mjetit tip Golf me targa të Durresit 90-07 D, 33 vjecari Lorenc Lala. Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit te ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara e të dy mjeteve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›