E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, mbytet 14-vjeçari në lumin Erzen

Një 14-vjeçar nga fshati Rreth në Shijak ka gjetur vdekjen ndërsa lahej në ujërat e lumit Erzen. I mituri me iniciale M.DH, u mbyt në mesditë por trupi i tij ende nuk është zbuluar.

Kanë qenë shokët e 14-vjeçarit, të cilët kanë lajmëruar të afërmit , ndërsa i mituri kishte shkuar me shokët në breg të lumit per tu lare.

Sipas fëmijëve dëshmitarë të ngjarjes, mësohet se trupi i 14-vjeçarit është rrëmbyer nga lumi. Tashmë polumbarë nga Durrësi, kanë nisur kërkimet, për trupin e fëmijës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›