Ekstradohet nga Italia, 30-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Firences ka vënë në pranga një shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpoli.
Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana deklaron se në datë 05.05.2011, në Firence, Itali, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim Besnik Kulla, 30 vjeç, lindur në Durrës, i njohur ndryshe me dy emra të tjerë si Elton Çela dhe Besnik Balla.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg" ndaj shtetasit Besnik Kulla.