E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, arrestohen dy vrasësit e 25-vjeçares nga Fieri

Anisa Opingari, u gjet e masakruar gjatë muajit korrik në Shëngjin brenda një pylli.

Policia ka arritur të zbulojë dy autorët pasi ka verifikuar tabulatet telefonike të vajzës gjatë ditëve të fundit para se ajo të ndërronte jetë. Në pranga ranë shtetasit Sokol Baçkës, 26 vjeç dhe Genci Biçmetit, 43 vjeç.

 Në atë kohë, policia e Lezhës mori në pyetje ish-bashkëshortin e 25 vjeçares, por ai deklaroi se ishte divorcuar për shkak të pasurisë dhe se nuk kishte lidhje me vdekjen e saj. Që prej asaj kohe, policia pat pak të dyshuar për ngjarjen, ndërsa autorët janë arrestuar vetëm ditën e sotme.

 Vajza nga Fieri dhe me banim në këtë qytet, kishte shkuar në Lezhë duke qenë se ishte edhe kohë plazhi. Trupi pa jetë i Anisa Opingarit është gjetur 20 metra larg rrugës kryesore dhe në mesin e tre hoteleve në Shëngjin. Mësohet se 25-vjeçarja Anisa Opingari është gjetur e pa jetë, ndërsa në mesin e disa pishave ndërsa ajo ka qenë me rroba banjoje dhe pranë saj është gjetur edhe çanta, ku ndodhej edhe karta e identitetit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-15 09:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›