E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak vriten me kallashnikov babe e bir

10/11/2010Bien ne prite po ktheheshin ne shtepi. Viktimat 55 dhe 24 vjec.

Policia blindon me efektive vendngjarjen frike dhe nga vetegjyqesia

SHIJAK- Jane qelluar per vdekje babe e bir ne Shijak nga nje prite e cila eshte ngritur ne te rene nata e se martes. Viktimat quhen Rifat Sula dhe djali i tij Idriz Sula te cilet kane vdekur pasi jane transportuar per ne spital. Motivet e krimit nuk jane bere ende te ditura ndersa disa persona jane shoqeruar ne polici per te mesuar rreth ketij krimi te rende te ndodhur ne oret e para te mbremjes se djeshme. Burime policore thone se autoret e krimit jane larguar pa u identifikuar ndersa policia ka krijuar ne pak minuta shtetrrethimin e vendit si dhe ka ngritur postblloqe gjithandej ne rruget e brendshme e te jashtme te Shijakut Sukthit e Durresit. Babe e bir Rifat e Idriz Sula jane qelluar me arme zjarri automatike ne vendin e quajtur Kater Rruget e Shijakut. Vrasja ka ndodhur rreth ores 18.30 ne segmentin rrugor qe te dergon per ne Shijak. Ne te dyja anet e rruges ka ndertesa banimi dhe te shtenat jane degjuar nga shume banore te lagjes se populluar. Rifat Sula 55 vjec dhe djali i tij Idriz Sula 24 vjec kane qene duke shkuar per ne shtepine e tyre ne kohen qe jane bere viktima te bresherise se automatikut. Policia e Durresit e cila ka derguar shume efektiva si dhe forcat e nderhyrjes se shpejte ka bere te qarte se vrasja e dyfishte ka ndodhur rreth 100-150 m sapo kalon kryqezimin ne drejtim te Shijakut. Viktimat jane qelluar nga nje distance e afert dhe babe e bir kane marre disa plumba ne trup. Sipas te dhenave paraprake viktimat kane qene duke ecur ne kembe dhe se ata nuk kane bere ndonje sherr ne castet e krimit duke shtyre policine te mendoje se vrasja eshte bere me paramendim dhe shtetasit Rifat e Idriz Sula duhet te kene rene ne priten e ngritur. Vrasesit kane shfrytezuar naten dhe motin e keq me shi per te bere vrasjen si dhe per tu larguar pa lene gjurme nga pas. Personat qe jane bere deshmitare te ngjarjes se rende kane njoftuar policine dhe kane bere transportin per ne spitalin e Durresit te te dy viktimave te cilet kane vdekur ne urgjence pa pritur ndihmen e pare mjekesore per shkak te plageve te medha dhe hemorragjise. Policia eshte detyruar te marre nje sere masash per te mos lejuar perhapjen e konfliktit dhe ndonje akt vetegjyqesie. Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›