E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti rrefimet tragjike te te mbijetuarve dhe familjareve

10/11/2010Dergohen prane familjeve trupat e te vdekurve kujdes per te plagosurit. Drejtuesi Nje maune me preu rrugen

Tmerr dhe panik ne pavijonin e kirurgjise se spitalit te Fierit

AURORA DAMINI

FIER- Rremuje e pazakonte ne oborrin pavijonet dhe mjediset e brendshme te spitalit civil te Fierit. Te qara renkime britma dhe levizje njerezish te afermish gazetaresh policesh te qarkullimit rrugor dhe mbi te gjitha thirrje per dhurim gjaku. Kjo ishte panorama e paradites se djeshme ne spitalin e Fierit pas tragjedise se mbremshme ne fshatin e larget te komunes se Fratarit ne Mallakaster.

Ne spital

Ne spitalin rajonal te Fierit jane paraqitur 7 te vdekur dhe 35 te plagosur deklaron drejtoresha e spitalit Donika Alujshani. Sipas Alujshani viktima ka pasur edhe ne spitalin e Tepelenes ndersa tre paciente jane percjelle drejt spitalit te Janines. Momentalisht ne jemi duke u dhene ndihmen e specializuar te plagosurve ne aksidentin tragjik te mbremjes se kaluar dhe identifikimin e numrit te sakte te pacienteve qe ndodhen ne spitalin tone pasi shume nga pacientet kane marre ndihmen mjekesore dhe jane larguar. Ne reanimacionin e spitalit gjenden 4 paciente te cilet per shkak te plageve nuk mund te transportohen ne kryeqytet. Nga spitali jone eshte derguar vetem nje rast ne spitalin ushtarak tha Alujshani. Dje nje dite pas tragjedise rrugore duket se spitali i Fierit ka arritur te vere nen kontroll situaten. 28 persona te plagosur jane shtruar prane ketij spitali nder ta vetem tre femije. Nderkohe ne morgun e spitalit jane transportuar 7 viktima te cilat dje u jane derguar familjareve.

Drejtuesi i autobusit

Drejtuesi i mjetit ndodhet tashme ne spitalin rajonal te Fierit. Ai paraqet nje gjendje shendetesore relativisht te mire. Por situata e tij psikologjike eshte tejet e renduar. Megjithate drejtuesi i mjetit Tomas Tsogas ka deklaruar per policine dhe Prokurorine e Fierit se ai kishte humbur kontrollin per shkak se i kishin prere rrugen ne qarkullim. Nje maune me preu ne mes rrugen duke bere qe une te humbisja kontrollin mbi mjetin. Nuk kam qene i dehur. Nuk kam folur ne telefon dhe nuk kam biseduar me askend. Nuk kam ecur larg normave te lejuara te shpejtesise. Edhe mjeti ishte ne gjendje shume te mire teknike ka deklaruar per efektivet blu dhe prokuroret e ceshtjes drejtuesi i mjetit. Alfred Stojku eshte nje nga prokuroret qe merret me ceshtjen i cili nuk jep shume detaje por u shpreh se drejtuesi i mjetit per momentin po kerkon avokat mbrojtes per te folur dhe per te dhene te tjera deshmi. Burime te Prokurorise Fier bejne me dije se drejtuesi grek i autobusit te linjes Tirane-Athine do te ndalohet nen pretendimin se ka shkelur normat e qarkullimit rrugor. Por duke pare gjendjen e renduar psikologjike te tij masa e ndalimit nuk i eshte komunikuar ende deri ne qetesim e situates.

Intervista me te mbijetuarit

Deshmi rreqethese Si i kalova oret

ngjitur me 18-vjecaren e vdekur

FIER- Emrat e 28 te plagosurve ndodhen te afishuar ne xhamin e deres se jashtme te urgjences dhe vendbanimet e tyre. Jane 28 te plagosur relativisht ne gjendje jo shume te mire mjekesore te cilet i kane shperndare ne pavijonin e kirurgjise. Kater prej tyre te cilet ndodhen ne gjendje me te rende jane ne reanimacion ne katin e dyte te ketij pavijoni. Te terrorizuar te gjakosur dikush gjymtyret e poshtme dikush krahun dikush me koken fashuar por te gjithe me tmerrin ne sy per ngjarjen e rende ata mezi hapin gojen te flasin rreth ngjarjes. Nje nga te mbijetuarit Vullnet Sulkaj thote Mbaj mend se gjate rruges nuk eci mire shoferi. Pati edhe disa raste me perpara te manovrimit te gabuar. Njehere desh doli prape nga rruga. Pati devijim ne frenim njehere pa vajtur ne Ballsh dhe nje here sa kaluam Ballshin. Ne rastin e aksidentit pati nje devijim te forte. Ne frenim autobusi beri rrotullim dhe u permbys. Gjate kohes qe ndodhi aksidenti nuk binte shi. Nuk kishte mjegull nderkohe qe rruga ishte e lagur. Shoferi fliste shpesh ne telefon ndersa per rastin kur ndodhi aksidenti nuk e di. Ndersa Alfred Goga tregon Jam emigrant ne Greqi qe prej 10- vjetesh. Pas disa dite pushimesh ne Shqiperi diten e djeshme u nisa te kthehem ne Greqi me autobusin e linjes Tirane-Athine. Gjate rruges pame se shoferi nuk e drejtonte mire autobusin pasi bente frenime te renda dhe nuk ishte i sigurt ne timon. Patem tre raste te tilla pa arritur te momenti fatal per te cilin nuk di cte them pasi isha ne gjume. Jam zgjuar i llahtarisur ne tmerrin e renkimeve thirrjeve te qarave ne nje gremine rreth 100 m thellesi. Aksidenti mund te eliminohej. Shoferi duhej te ishte me i vemendshem pasi terreni ishte rreshqites rruga e keqe e ngushte dhe me kthesa. Ai fliste ne telefon dhe nuk e vleresoi veshtiresite e udhetimit tha nje tjeter pacient. E shtrire dhe e fashuar ne kembe dhe gjymtyret e siperme Hena Prifti 60 vjece nga Berati rrefen oret e tmerrit Hipa ne autobus nga Fieri me sakte ne kthese te Patosit. Autobusi vinte nga Tirana dhe shkonte ne Athine. Udhetoja vetem per te vajza. Nja dy here nuk me pelqeu shoferi se beri ca frenime te forta pasi doli nga Mallakastra dhe nja dy femije rane nga sedilja. Nje cope rruge nje femer pasagjere nga fundi i sediljes shkoi tek vendi pas tij. Ndersa ne vendin e pare te pasagjerit ai nuk kishte ndihmes por nje femer tjeter. Me te hante kaki dhe pinte cigare. Papritur ndjej rreshqitje te autobusit nga njeri krah dhe klithje pasagjeresh. Nje katrahure e vertete qe nuk e shpjegoj dot. Ndjeva dhimbje te forta ne krah dhe kembet. U rrokullisem me tmerr deri poshte dhe xhami i dritares sime u thye. Andej me nxoren. Prane meje se harroj deri sa te vdes ishte nje vajze 18 vjece. Kishte vdekur Mbylla syte e tmerruar nga ai lemsh i madh njerezish te plagosur te gjakosur dhe therrisnin qanin luteshin per ndihme. Smbaj mend asgje me vecse kur me sollen ketu. Me kishte rene te fiket... Ne reanimacion ndodhet edhe nje grua rreth te 55-ve. Quhet Kozeta Myrto. Sipas bluzave te bardha fierake ajo ndodhet ne gjendje te rende dhe e nisen me autoambulance drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes. Gjate transportit me barele gruaja nuk mund te levizte. Sipas mjekeve ka thyer shtyllen kurrizore. Manula mu degjohen qarjet e saj dhe pastaj ne shqip Ju lutem me shpetoni. Prane shtratit te saj ndodhet nje tjeter i mbijetuar. Nje djalosh i ri nga Fierit Teodor Koreta nga Fieri i vetem jashtezakonisht i merzitur dhe me padeshiren e madhe per te folur dhe per te rrefyer oret e tij te tmerrit. Prane tij ndodhet e ema qe qan vazhdimisht dhe pohon se djali i saj eshte i mbijetuari i fundit qe doli nga autobusi. Ishin caste tmerri- thote ai shkurt dhe duke mbyllur syte nga dhimbja here pas here. Qe nga rreshqitja e rrotes se pare te autobusit e deri tek renia ne rrepire. Kam dale i fundit nga autobusi. Kam qene mes trupave te gjakosur te pajete dhe britmave te tyre disa ore. Deri ne mesnate me kane nxjerre te fundit fare. Ky tmerr sdo me hiqet nga syte tere jeten.

Ne familjen e viktimave ate e bij Alfred e Mariola Guma

Kishin ardhur ne Shqiperi per dasme

per pak sa nuk shuhet e gjithe familja

E ndersa nje pjese e mire e te plagosurve po luftojne ne spital per mbijetese ne familjen e Alfred Gumes ne fshatin Frakull e vogel te Fierit ka shperthyer morti. Ate e bije humben jeten teksa ishin nisur per ne vendin ku jetonin prej 12 vitesh. Sot trupat e pajete jane shoqeruar per ne familjen e tyre ne Frakull ndersa familjaret duket se nuk gjejne forca per ta perballuar kete gjendje. Njeri nga vellezerit Sefedini tregon se ai se bashku me vellain e vogel Alfredin dhe familjet e tyre kishin ardhur nga Greqia pasi martonin mbesen. Nje dite pas dasmes ata ishin nisur per ne Greqi ndersa sapo ka kaluar kufirin Sefedini eshte njoftuar se autobusi me te cilin udhetoi vellai i tij me gruan dhe femijet ishte permbysur.

Per cfare u kthyet ne Shqiperi

U kthyem pasi martuam mbesen dhe u mblodhem te gjithe te larguarit. Pasi martuam cupen te dielen e percollem per tek burri dhe pas dasmes u ndame. Ikem secili ne shtepine e tij per tu nisur per ne Greqi. Une mora vajzen dhe nusen dhe u nisa me makinen time nderkohe qe vellai bashke me kater vajzat dhe nusen hipen ne autobus.

Kur e moret vesh se cfare kishte ndodhur ne autobusin e linjes Tirane- Athine

Une mberrita ne Agrinjo bashke me familjen dhe telefonova nje nipin tim per te pyetur per Fredin pasi nuk me pergjigjej ne telefonin e tij. Nipi nuk me ktheu nje pergjigje pasi ende nuk ishin shume te sigurt se cfare kishte ndodhur. Rreth ores 2300 telefonova perseri nje djalin e dajes dhe me tha se Burbuqa Fredi dhe nje nga vajzat ishin demtuar pak. Une u nisa urgjentisht per ne Shqiperi.

Pasi moret rrugen e kthimit cila ishte gjendja qe perjetuat

Teper i lodhur nga rruga e gjate dhe me teper i mbushur me friken dhe ndjenjen se dicka e keqe kishte ndodhur. Sikur ta parandieja qe nuk ishte nje plagosje e lehte. Tentova gjate gjithe rruges te flas me Fredin dhe Burbuqen por asnjeri nuk me pergjigjej ne telefon. Ishte e pamundur te lidheshe. U ktheva pergjate gjithe nates por kur erdha ne shtepi i pash vellain dhe mbesen ne arkivol te pajete.

Po me kunaten tuaj Burbuqen keni arritur te flisni dhe a ja keni komunikuar vdekjen e burrit dhe vajzes se saj

Une personalisht nuk kam folur por vellai tjeter kishte folur me te. Mesa di une nuk i kishte thene gje qe kishin nderruar jete bashkeshorti i saj dhe njera nga vajzat. Burburqa eshte ne spitalin e Gjirokastres dhe nuk e di qe ne shtepine e saj eshte hapur zia.

A kishit udhetuar me pare me autobus per ne Shqiperi

Une shumicen e rasteve vij me makinen time por Alfredi bashke me familjen udhetonin gjithmone me autobuse. Zgjidhnin autobusin per me teper siguri ne levizje pasi dihet qe rruga per ne Shqiperi eshte e veshtire dhe ka shume kthesa cka e ben me te veshtire levizjen me makina te vogla. Por mesa duket kete here nuk rezultoi keshtu. Nderkohe vellai tjeter Avniu tregon se e vetmja gje qe mund te mendonte cishte ky kob qe u ka pllakosur ne familje duke u marre dy jete. Ishin aq te lumtur ne dasme. U kenaqen. Nuk e mendonim kurre kete qe na ndodhi. Kjo eshte e pafalshme ka vijuar Avniu ndersa nuk ka dashur te bej me faj askend per kete qe ndodhi. Nuk ka faj askush. Ai eshte aksident. Fati yne u keq ka mbyllur fjalen e tij vellai i madh i viktimes. Alfredi ishte nisur rreth ores 15.30 minuta nga Frakulla me nje furgon dhe kishte udhetuar drejt Fierit. Aty ata ishin nisur me autobus per ne Greqi. Ne autobus me gruan Burbuqen e cila ndodhet ne spitalin e Gjirokastres dhe kater vajzat e tij Marjola 13 vjece e cila ka humbur jeten motra e saj binjake Mariglena e cila eshte plagosur lehte si dhe Valbona 14 vjece dhe Marsela 12 vjece ne gjendje te mire shendetesore.

Kryeministri Berisha viziton te plagosurit Cdo gje ne dispozicion shpenzimet nga shteti

Drejtoresha Alushani Ne spital do te rrine vetem 11 paciente

Ne nje deklarate per mediat kreu i spitalit te Fierit ne oret e pasdites ka thene se numri i te plagosurve qe qendrojne ne spital po vjen ne renie. Nderkohe Alushani tregon se rende paraqitet vetem Kozeta Myrtaj e cila eshte marre ne patronazh nga amerikanet. Kemi nje situate te normalizuar. Tani qe flasim ne spital ndodhen 20 te aksidentuar Dhe vetem njera eshte ne gjendje te rende shendetesore. Ajo eshte nen kontrollin e mjekeve amerikan. Pacientet po mbahen nen kontroll te plote nderkohe qe ne bejme serish apel per gjak edhe pse aktualisht kemi rezerva. Mendojme qe naten e sotme te qendrojne ne spital vetem 11 te lenduar ndersa pjesa tjeter ka kerkuar qe te largohet disa prej tyre drejt Greqise. Ne oret e pasdites ne spitalin rajonal te Fierit ka mberritur edhe Kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit ka pare nga afer gjendjen e te lenduarve ndersa ka premtuar se do te jete prane tyre cdo infrastrukture te nevojshme per tu ardhur ne ndihme. Berisha tha gjithashtu se shpenzimet e varrimit per viktimat i mbulon shteti. Per te ndihmuar te aksidentuarit ne kemi cuar ne dispozicion forca te shumta policie ekipe shendetesore dhe sigurojme se do te cohet ne dispozicion cdo mundesi qe te plagosurit te sherohen shume shpejte. Ata do te kene gjithe mbeshtetjen e qeverise shqiptare. Une ju shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjareve. Nderkohe dje kane vizituar te plagosurit ne spitalin e Fierit edhe deputetet e qarkut Fier te te dyja forcave politike. Kryetari i Bashkise Fier Baftjar Zeqaj ka dhuruar per te gjithe te mbijetuarit tufa me lule prefekti i qarkut Fier Bujar Hasa me nje grup simpatizantesh te LSI-se ka dhuruar gjak per te mbijetuarit.

Pritet flete arresti

Policia Aksidenti per shkak

te pakujdesise se shoferit

Policia Rrugore ka bere publike ekspertizen e pare per rrezimin e autobusit qe udhetonte nga Tirana drejt Athines. Mesohet se devijimi i tij ka ndodhur ne oren 1945 minuta te dites se hene dhe mjeti ka perfunduar 100 metra poshte ne humnere. Per shkak te disa rrotullimeve ne rrepire autobusi eshte gjetur i kthyer permbys dhe per policine vendngjarja ishte nje nder me te dhimbshmet. Drejtuesi i mjetit ka qene pa ndihmesin e vet i cili ne raste te udhetimeve te gjata zevendeson here pas here shoferin e mjetit. Policia hedh poshte faktin se shoferi nga Janina mund te kishte konsumuar alkool nderkohe qe edhe ekspertet ne vendngjarje te cilet kane nisur verifikimet i qendrojne pistes se pakujdesise per nje moment te Thomas Tsogas. Nga hetimet paraprake te grupit te specialisteve te ngritur per hetimin e kesaj ngjarje eshte konkluduar se shkak i ketij aksidenti ka qene humbja e kontrollit gjate drejtimit te mjetit nga ana e drejtuesit te tij thuhet ne njoftimin e bere publik nga policia. Nga kontrolli teknik i kryer ne autobus pas aksidentit u pa sistemi i drejtimit ishte ne gjendje te rregullt matesi i shpejtesise ka rezultuar funksional dhe shpejtesia e levizjes se automjetit ne momentin e ndodhjes se aksidentit ka qene rreth 60 km ore dhe sistemi i frenimit i rregullt. Nga analizat e bera drejtuesit te autobusit Tomas Tsogas i cili eshte mes te plagosurve ne gjendje shoku rezulton se ai nuk kishte konsumuar alkool. Policia shqiptare mori masen e arrestit per shtetasin grek Tomas Tsogas i cili drejtonte autobusin e aksidentuar ne rrugen Fier-Tepelene ku gjeten vdekjen nente persona dhe u plagosen 41 te tjere. Arrestimi i shtetasit grek qe drejtonte autobusin e kompanise TEK e cila siguroi biletat nga agjencia shqiptare Alb Trans eshte urdheruar nga Prokuroria e Fierit. Pas hetimeve paraprake ne lidhje me aksidentin si dhe pas pyetjes se deshmitareve pasagjere te mbijetuar nga aksidenti ka rezultuar se drejtuesi i autobusit shtetasi Tomas Tsogas ka qene i pavemendshem ne drejtimin e mjetit. Ai ka biseduar disa here me nje femer qe ndodhej ne krah te tij ne vendin e pare te pasagjereve ka folur ne telefon vazhdimisht dhe per me teper ka bere frenime dhe manovrime te gabuara gjate rruges. Policia e shtetit deklaroi sot se aksidenti ka ndodhur si pasoje e humbjes se kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Viktimat jane Dhurata Halilaj 45 vjec Aferdita Basha 40 vjec qe te dyja nga

Laci Nikolle Nina 75 vjec nga Durresi Fredi Guma 45 vjec Marjola Guma 13 vjec Manushaqe Bali 33 vjec dhe Dallendyshe Shuli te gjithe nga Lushnja.

Nga kjo tragjedi ne spitalin e Fierit jane paraqitur 28 te plagosur

Sebi Balciu 60 vjec nga Puka

Hana Prifti 50 vjec nga Berati

Kozeta Myrtaj 50 vjec

Nafie Gjovari 16 vjec nga Lushnja

Thoma Cagolli 57 vjec Greqi

Mynyr Xhafa 48 vjec Kavaje

Vasillaq Poni 40 vjec Sheq i vogel ne Fier

Sofie Ceno 35 vjece Tirane

Zaana Papa 40 vjece Fier

Robert Papa 43 vjec Fier

Valmir Sulku 23 vjec Lushnje

Anxhelina Haldeda 10 vjec Kamze

Naibe Tagoxha 52 vjec Vlore

Meleqe Bali 4 vjece Lushnje

Neretina Bali 5 vjece ne Lushnje

Miti Goga 59 vjec Afrim i Ri ne Fier

Edlira Haldeda 27 vjec Diber

Amela Berisha 24 vjec Tirane

Elisabeta Haldeda 6 vjec Tirane

Athina Vangjeli 26 vjec Tirane

Lulezim Mali 37 vjec Tirane

Lorenco Hoxha 6 vjec Lushnje

Brixhilda Hoxha 32 vjec Lushnje

Lindita Gjinari 38 vjec Lushnje

Todi Prifti 55 vjece Fier

Luljeta Gjinari 36 vjece Lushnje

Teodor Koreta 18 vjec Fier

Jorgji Janaqi 60 vjec Durres

Viktimat e paraqitura ne morgun e qytetit te Fierit.

Manushaqe Bali 33 vjec Lushnje

Refotaq Bashllari Tirane

Karafil File 35 vjec Berat

Dallandyshe Shuli Lushnje

Marjola Guma 13 vjec Fier

Dhurata Halialj 45 vjec Lac

Nikoll Nina 75 vjec Durres

Karafil File kishte 5 vjet pa ardhur

Kthehej prane familjes humb jeten emigranti beratas

BERAT- Nje 35-vjecar nga nje fshat i rrethit te Beratit ka qene njeri prej viktimave qe humbi jeten ne tragjedine e dites se hene. Behet fjale per Karafil File banore i fshatit Paftal te komunes Sinje i cili mbremjen e te henes eshte listuar ne emrat e tragjedise ku humben jeten disa pasagjere qe udhetonin me autobusin e linjes Tirane -Athine ne vendin e quajtur Zia ne aksin rrugor Fier-Tepelene-Gjirokaster. Burime te aferta familjare bejne me dije se lajmin e kobshem e kemi mesuar nga mediat ne listen emrave te publikuara ishte dhe 35-vjecari. Gjithashtu mesohet se 35-vjecari File kishte vite qe emigronte ne shtetin fqinje Greqi ku kishte me shume se pese vite qe nuk kishte ardhur ne Shqiperi per te takuar familjaret. Pasditen e dites se hene mesohet se 35-vjecari babai i tre femijeve eshte nisur nga Athina ku dhe punonte per ne Shqiperi. Por fati nuk ka ndihmuar 35-vjecarin dhe viktima te tjere te kesaj tragjedie te takonin te afermit e tyre. Ne kontaktin e fundit qe ka pasur me familjen emigranti beratas u ka premtuar familjes dhe femijeve te tyre se do tu bente nje surprize. Gjithashtu te aferm te ketij te fundit bejne me dije se trupi i pajete i 35-vjecarit do te percillet per ne banesen e fundit diten e sotme. Ndersa prane familjareve eshte gjendur per tu zbutur sado pak dhimbjen edhe kreu i komunes Sinje Pelivan Sinja si dhe prefekti Bujar Hoxha. S. Gorrica

Ne Spitalin Ushtarak kurohet Sabie Boksiu tani mund ti levize kembet

Operacioni shpeton 30-vjecaren

Del nga spitali 20-vjecari merr ilace per ne shtepi

TIRANE- Sipas informacioneve te fundit qe gazeta Metropol ka siguruar nga mjeker e Spitalit Ushtarak mesohet se tre nder te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten. Vetem njeri prej tyre ndodhet ne gjendje te rende ne sallen e reanimacionit. Sipas mjekeve mesohet se gruaja me emrin Sabie Boksiu 30 vjece ka mberritur ne gjendje te rende ku ajo pothuajse nuk levizte fare. Pas disa analizave dhe antibiotikeve u kuptua se per pacienten ishte i nevojshem operacioni. Keshtu 30- vjecarja i eshte nenshtruar nje operacioni i cili pritet deri tani te jape nje rezultat pozitiv dhe nese kjo gje nuk do te ndodhe ajo do ti nenshtrohet nje operacioni te dyte. Per nje nder te aksidentuarit e tjere nga mjeket mesohet se ka fraktura ne fytyre ne kembe si edhe dy brinje te thyera. Gjithashtu nga mjeket mesohet se gjate kohes se aksidentit ndodhej ne gjume dhe i mbeshtetur mbi xham ai shpjegon se shume prej pasagjereve gjendeshin ne gjume. Lajmi i fundit qe vjen nga spitali eshte se Sabie Boksiu ka filluar te ndjeje kembet e saj dhe ndoshta nje nderhyrje kirurgjikale e dyte nuk do te jete me e nevojshme. Ndersa per sa i perket Luan Celes mesohet se 20-vjecari eshte larguar dje nga Spitali Ushtarak pasi u kurua intensivisht dhe u pajis me medikamentet e nevojshme per te marre ilacet ne shtepi. Mjeket e ketij spitali shprehen se jane ne gatishmeri per cdo rast tjeter urgjent.

O.Maxhiri

Policia e Shtetit perpilon raportin paraprak per tragjedine. Rruga 6.4 metra e gjere

Ekspertiza Mjeti teknikisht Ok shoferi humbi kontrollin

Mariglen Mullai

TIRANE- Autobusi i tragjedise ka qene ne gjendje te rregullt teknike dhe shoferi grek nuk ka konsumuar pije alkoolike ne timon por humbi kontrollin. Keto kane qene disa nga konkluzionet e ekspertizes se Policise Rrugore nje dite pas ngjarjes teper te rende qe mori jeten e 9 pasagjereve dhe plagosi dhjetera te tjere.

Ekspertiza e autobusit

Sipas Policise se Shtetit nga hetimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se nga kryerja e ekspertimit auto-teknik te mjetit rezulton se sistemi i drejtimit te mjetit ka qene ne gjendje te rregullt teknike dhe funksionale. Matesi i shpejtesise taksimetri ka rezultuar funksional dhe shpejtesia e levizjes se automjetit ne momentin e ndodhjes se aksidentit ka qene rreth 60 km ore brenda normave te lejuara per kete segment rrugor. Sistemi i frenimit ka rezultuar te jete i rregullt. Gomat gjithashtu kane rezultuar ne gjendje te rregullt dhe te pademtuara dhe pas aksidentit. Segmenti i rruges ku ka ndodhur aksidenti eshte i vijezuar dhe me nje gjeresi rruge 6.4 m. Nga kontrolli mjeko-ligjor por dhe me pajisjen e alkool testit elektronik ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka perdorur pije alkoolike. Segmenti i rruges ku ka ndodhur aksidenti eshte ne nje vije te drejte dhe ne momentin e ndodhjes se aksidentit rezulton se mjeti ka levizur rreth 15 m me gomat e pjeses se djathte jashte karrexhates pjeses se asfaltuar se rruges. Ne momentin e ndodhjes se aksidentit rezulton se levizja nuk ka qene ne kushtet e pamjes se kufizuar apo te nje moti me reshje. Drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit perkatese dhe kishte nje pervoje mbi 15-vjecare pune ne kete kompani udhetimi. Nga hetimet paraprake eshte konkluduar se shkak i ketij aksidenti ka qene humbja e kontrollit gjate drejtimit te mjetit nga ana e drejtuesit te tij shtetasit Tomas Tsogas.

Bilanci tragjik

Dy dite me pare ne rrugen nacionale Fier-Tepelene ne fshatin Ziaj te komunes Fratar autobusi i linjes Tirane-Athine me targe INB 9900 ka rene ne nje distance rreth 100 m. Policia identifikoi 9 viktima. Jane derguar ne drejtim te spitalit te Janines dy shtetas gjendja e te cileve paraqitej me rende. Gjithashtu 2 te tjere ndodhen ne Spitalin Ushtarak. Ne spitalet e Gjirokastres dhe Fierit po marrin ndihmen e nevojshme mjekesore personat e tjere te plagosur.

Shteti ne kembe

Per menaxhimin e kesaj ngjarjeje strukturat e Policise se Shtetit kane bashkepunuar me Ministrine e Shendetesise Drejtorine e Emergjencave Civile Organet e Qeverisjes Vendore te Qarqeve Gjirokaster dhe Fier dhe autoritetet lokale te komunes Frakull. Ne operacionin e shpetimit jane angazhuar strukturat e drejtorive te policise se qarqeve Gjirokaster dhe Fier si dhe te komisariateve te policise Fier Tepelene dhe Ballsh. Po ashtu jane angazhuar dhe rreth 100 forca te FNSH si dhe forca te repartit special RENEA. Ne vendin e ngjarjes ka qene prezent zv/ministri i Brendshem Avenir Peka dhe drejtues te larte te Policise se Shtetit. Grupi hetimor kryesohet nga Prokurori i rrethit gjyqesor Fier e ne perberje te tij jane dhe eksperte te strukturave qendrore te qarkullimit rrugor dhe eksperte kriminaliste si dhe Eksperte autoteknik te licencuar jashte strukturave te Policise se Shtetit te thirrur nga Prokuroria.

Te vdekurit

Fredi Guma 45 vjec

nga Frakull i Vogel Fier

Marjola Guma 13 vjece

nga Frakull i Vogel Fier

Manushaqe Bali 33 vjece

nga Karbunara Lushnje

Dallendyshe Shuli 40 vjece Lushnje

Dhurata Halilaj 35 vjece nga Laci

Aferdita Basha 40 vjece nga Laci

Refotaq Bashllari nga Tirana

Nikolle Nina 70 vjec nga Durresi

Karafil File 35 vjec

nga fshati Peshtan Berat

Berisha ngushellon viktimat e Ballshit

Qeveria nderpret festimetne shenje solidariteti

Ne shprehje te solidaritetit me tragjedine qe ka pllakosur familjet e viktimave te aksidentit te ndodhur ne komunen Fratar qeveria ka vendosur qe te nderprese te gjitha aktivitetet festive qe ishin parashikuar te zhvilloheshin me rastin e vendimit te heqjes se regjimit te vizave per Shqiperine. Lajmi u komunikua per mediat dje nga vete shefi i kabinetit ministror Sali Berisha. Ne deklaraten e tij Berisha duke i shprehur ngushellimet per tragjedine e ndodhur familjareve te viktimave theksoi se shpenzimet per varrimin e viktimave te ketij aksidenti do te merren persiper nga qeveria. Gjithashtu Kryeministri Berisha beri te ditur se Protokolli i shtetit do te planifikoje te zhvilloje ngushellimet edhe nga zyrtare te larte ne familjet e viktimave. Si dhe aktivitetet qeveritare do te shtyhen per 48 ore kurse koncerti festiv qe ishte parashikuar per tu zhvilluar dje pasdite eshte shtyre per diten e premte pasdite. Gjate oreve te vona te se henes ne aksin rrugor Ballsh- Tepelene komunen Fratar ne autobusin e linjes Tirane- Athine kane humbur jeten 9 qytetare shqiptare dhe jane plagosur rreth 41 te tjere nga te cilet njeri eshte rende. Per te ndihmuar te aksidentuarit kane shkuar ne vendngjarje forca te shumta policie ekipe shendetesore si dhe vete ministri i Shendetesise Petrit Vasili i cili ka vendosur ne gjendje gatishmerie edhe spitalet e qyteteve perreth vendit te ngjarjes. Nuk ka munguar edhe ndihma e dhene nga ana e qytetareve te komunes se Fratarit. Te plagosurit jane transportuar ne spitalet Gjirokaster Tepelene Fier dhe Tirane ku u eshte dhene ndihma e shpejte.

Tragjedia kreu i shtetit jep mesazh ngushellimi

Presidenti garanton mbeshtetje

per nevojat imediate te familjareve

Presidenti i Republikes Bamir Topi u shprehu dje ngushellimet me te sinqerta dhe solidaritetin familjeve te viktimave qe humben jeten si pasoje e aksidentit tragjik te nje autobusi te linjes Tirane-Athine ne aksin rrugor Fier-Tepelene. Permes nje mesazhi kreu i shtetit ka garantuar mbi gatishmerine institucionale per te qene plotesisht ne mbeshtetje te nevojave me imediate te ketyre familjareve. Te dashur familjare dhe te aferm te viktimave Ne keto momente te dhimbjes te thelle njerezore per humbjen e njerezve tuaj me te afert e me te dashur eshte teper e veshtire te gjenden fjalet ngushelluese per te qetesuar zemrat tuaja nga hidherimi i kesaj tragjedie. Me lejoni qe ne keto caste teper te veshtira te gjendem shpirterisht prane jush duke ju shprehur solidaritetin njerezor dhe gatishmerine institucionale per te qene plotesisht ne mbeshtetje te nevojave tuaja me imediate deklaron Presidenti ne mesazhin e tij per kete tragjedi. Lajmi per kete aksident fatal - vijon numri nje i shtetit ne ngushellimin e tij - qe shkaktoi ndarjen tragjike e te parakohshme nga jeta te familjareve tuaj sjell hidherim ne cdo familje shqiptare dhe si qytetare ne sot ndajme me ju pikelliin dhe shprehim lutjen qe shpirti i tyre te prehet ne paqe

Ngushellojne familjet

Deputete te PS-se dhurojne

gjak ne spitalin e Fierit

Partia Socialiste shpreh ngushellimet per familjaret e viktimave te aksidentit tragjik ku humben jeten 9 persona e u plagosen dhjetera te tjere. Permes nje mesazhi ngushellues selia roze shpreh hidherim per ngjarjen e rende qe tronditi shqiptaret mbremjen e se henes. Partia Socialiste e Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta dhe hidherimin me te thelle per aksidentin e mbremshem tragjik ku humben jeten 9 bashkeqytetare shqiptare. Kjo eshte nje humbje qe ka tronditur rende te gjithe shqiptaret. Mendjet dhe zemrat tona shkojne per te gjithe familjaret e viktimave si dhe per te gjithe burrat grate e femijet qe ende ne keto caste po luftojne me jeten dhe plaget e shkaktuara nga kjo tragjedi e rende perfundon mesazhi i Partise Socialiste. Gjithashtu disa deputete te kesaj force politike kane dhuruar gjak ne spitalin e Fierit dhe bene apel per dhurim nga ana e qytetareve me qellim ardhjen ne ndihme te atyre qe kane me teper nevoje se kurre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›