Shinawatra kerkon azil ne Britani

Ish-kryeministri tajlandez, Thaksin Shinawatra i ka kerkuar azil politik qeverise se Mbreterise se Bashkuar, ku strehohet prej disa muajsh me familjen.
Ne vendin e tij, Shinawatra ndodhet nen nje proces penal nen akuzen e korrupsionit. Ai u largua nga Tajlanda dy vjet me pare pas nje grushti shteti ushtarak, duke deklaruar se ishte viktime e nje fushate persekutuese.
Ne muajt e kaluar vendi u kthye serish ne duart e civileve, por qeveria e Samak Sundaravej, shume i afert me Shinawatra, u rrezua nga protestat ne sheshet e qyteteve.