E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet: Plani i Bush nuk do ti shpetoje bankat

Edhe pas miratimit te paketes financiare prej 700 milirade dollaresh per te ndihmuar daljen nga kriza financiare, ekspertet paralajmerojne se kriza do te vazhdoje te preke ende shume banka.

Ata madje parashikojne se jane te pakten 100 bankat qe do te preken nga falimentimi vitin tjeter ne Shtetet e Bashkuara. Sipas eksperteve, industria bankare eshte ne terrenin me te rreshqitshem.

Ata pranojne se angazhimi i administrates Bush do te shpetoje disa institucione, por theksojne se paketa 700 miliarde dollareshe nuk do te mjaftoje per shmangien e tronditjeve madhore.

“Nuk eshte e mjaftueshme per te zgjidhur njehere e mire problemin”, thone ekspertet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›