Topalli kunder Topit per Kodin
Ne momentin kur marredheniet mes Presidentit Bamir Topi dhe kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli ishin qetesuar disi, perplasjet rinisen dje me kthimin qe kreu i shtetit, i beri ne Kuvend Kodit Zgjedhor. Nga Britania, ku kryetarja ndodhet per nje vizite zyrtare me ftese se Mbretereshes Elisabeta e Dyte, Topalli kritikoi ashper Presidentin Topi per vendimin e marre ndaj nje ligji, qe eshte votuar me konsensus te gjere politik. Ashper, kryetarja tha se "me kete veprim, kreu i shtetit eshte identifikuar me pakicen". Pra, sipas saj me ate pjese te politikes, qe arriti deri ne futjen ne greve urie, vetem per te mos lejuar votimin e Kodit Zgjedhor. "Nuk eshte hera e pare qe e ben. Ky qendrim vjen, kur Kodi Zgjedhor, kaloi ne Kuvend me vota kosensuale", permendi kryetarja nga Anglia. Sipas Topallit, "Mbreteresha Elisabete, nuk do ta ndermerrte kurre nje veprim te tille, sic veproi Presidenti Topi", duke krahasuar keshtu kreret e dy shteteve, e akuzuar Topin per veprimin qe ka ndermarre. Reagimi i ashper e kritik i kryetares se Kuvendit, u be menjehere pasi ajo edhe pse ne Britanine e Madhe, u njoh me dekretin e Presidentit te Republikes, per ligjin e zgjedhjeve. Ne nje kohe, kur jo me larg se 20 nentor, Kuvendi dhe vete kryetarja Jozefina Topalli e manifestuan miratimin e ligjit me nje numer prej 112 votash, si nje sukses te madh te politikes. Nje ligj i tille, ne fakt kerkon nje kuorum prej 84 votash ne Kuvend. Sipas procedures parlamentare, tashme Komisioni i Posacem i Reformes Zgjedhore, duhet te shqyrtoje dekretin e Presidentit per kthimin e ligjit zgjedhor. Pas korrigjimit te tij, deputetet kane mundesine ta rivotojne ne seance e t'ia dergojne per dekretim kreut te shtetit, i cili nuk ka me mundesi qe ta ktheje serish. Ne te kundert, Kuvendi ka dhe nje tjeter opsion, qe te mos e marre ne shqyrtim fare dekretin e Presidentit, dhe ai hyn vete ne fuqi, konform Kushtetutes. Rozeta Rapushi
Kodi thellon perplasjen
Perplasjet mes Presidences dhe Kuvendit e kane origjinen kohe me pare, ne procesin e emerimit te anetareve te rinj te Gjykates se Larte. Kthimi i emrave te Presidentit Bamir Topi nga Kuvendi, nisi luften e ftohte mes ketyre institucioneve. Ftohja e marredhenieve u vu re dhe ne vizitat mes paleve, ku si kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ashtu edhe kryeministri Sali Berisha, mungonin ne evenimentet e organizuara nga kreu i shtetit. Nderkohe qe nuk kane munguar as shigjetimet ne drejtim te kreut te shtetit, ne lidhje me qendrimin e Prokurorise. Kthimi i ligjit te zgjedhjeve nga Presidenti, rihapi dje plagen e vjeter mes paleve, ne nje kohe kur marredheniet duket se ishin zbutur.
Verejtja
Kryetari i opozites Edi Rama tha disa dite me pare se, nese nuk realizohen ne kohe kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, jo vetem nuk ka zgjedhje te lira, por mund te mos kete as zgjedhje te thjeshta. Nje paralajmerim ky per shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, ne rast se nuk permbushet detyrimi.
Reagimi
Selia blu duket se u mjaftua dje vetem me reagimin e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, njeheresh nenkryetare e PD, mbi Kodin. Partia me e madhe ne pushtet nuk dha asnje reagim mbi veprimin e Presidentit Topi qe ndermori dje, duke rikthyer per shqyrtim Kodin e miratuar bujshem me konsensus.