Topalli ne Britani, ne seance me Elizabeten II
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjese dje ne ceremonine madheshtore
te Mbreterise se Bashkuar ne Londer. Ne diten me te rendesishme te hapjes se sesionit te ri parlamentar, Mbreteresha Elisabeta II, prezantoi dje programin e qeverise, politikat e reja dhe prioritetet per legjislacionin ne sesionin e ri, ku Topalli mori pjese ne debatin mbi fjalimin e Mbretereshes, te zhvilluar ne parlamentin britanik, me pjesemarrjen e perfaqesuesve te Dhomes se Komuneve dhe Dhomes se Lordeve. Gjate vizites se saj ne Londer, kryetarja e Kuvendit u prit ne nje takim te vecante nga nenkryetarja Silvia Hill dhe do te takohet me kryetarin e Dhomes se Komuneve, Michael Martin, nga dhe do te zhvilloje seance degjimore ne Komisionin e politikave te jashtme me pjesemarrjen e perfaqesuesve te grupit parlamentar te miqesise, Mbreteri e Bashkuar-Shqiperi. Tema te bisedes do te jene ratifikimi i Protokollit te NATO-s, hapat dhe reformat e ndermarra nga Shqiperia ne rrugen e integrimit euro-atlantik, por edhe ceshtja e Kosoves. Topalli eshte ftuar gjithashtu dhe nga Universiteti i mirenjohur LSE (London School of Economics and Political Science) per te referuar mbi rrugen e Shqiperise drejt NATO-s dhe BE-se.