Kocijançiç: Vendosja e dialogut pasaportë për në BE

Bashkimi Evropian (BE) pret që dialogu Prishtinë-Beograd do të vazhdojë javët e ardhshme, ka deklaruar të mërkurën në Bruksel zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Kocijançiç, sipas së cilës dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve praktike.
Zëdhënësja e Ketrin Eshton, ka theksuar se dialogu është rruga e vetme për të ecur përpara edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, në mënyrë që të tejkalohen pengesat në rrugën drejt BE-së dhe për të zgjidhur çështje praktike për njerëzit në terren.
"Përfaqësuesi i BE-së, Robert Kuper ka marrë sinjale pozitive edhe njëra palë dhe pala tjetër. Po punohet që të vijë sa më parë deri te dialogu dhe jemi optimist", ka thënë Kocijançiç...