E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërsulm i Turqisë ndaj kurdëve në Irak

Mes Turqisë dhe kryengritësve kurdë sundon përsëri gjendja e luftës. Pas sulmit më të rëndë të PKK-së që nga fillimi i viteve 90-të, udhëheqja turke u zotua për një "hakmarrje të tmerrshme". Pas sulmit të dhunshëm, ku humbën jetën të paktën 24 ushtarë dhe policë, forcat e armatosura turke kanë bombarduar nga ajri vendqëndrimet e Partisë Punëtore të ndaluar, PKK, në veri të Irakut.
Rreth 500 ushtarë turq operuan disa kilometra thellë në Irak për këtë aksion ushtarak. Rreth 200 kryengritës kishin sulmuar në të njëjtën kohë disa postblloqe policie dhe ushtrie në kufirin me Irakun. Kryengritësit kurdë i kishin përforcuar prej disa muajsh përsëri sulmet e tyre, pasi Turqia kishte injoruar edhe më tej armëpushimin e njëanshëm të deklaruar nga ata.
Ndërkohë BE i kërkon Turqisë, kandidate për anëtarësim, një zgjidhje politike mes palëve dhe më shumë autonomi për pakicën kurde.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›