E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: 200.mijë koreanoveriorë në burgje

Në kampet e burgimit të Koresë komuniste të Veriut, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, ndodhen të burgosur deri në 200.000 persona.

Në një raport të publikuar nga i dërguari i posaçëm i OKB, Marzuki Darusman, thuhet se pamjet e filmuara me satelit tregojnë se në dhjetë vjetët e fundit këta janë shtuar shumë.

Darusman kërkon nga udhëheqja koreanoveriore që të lirojë menjëherë të burgosurit politik. Sipas interpretimit të ekspertëve të OKB, Koreja e Veriut përballet me varfëri. Pavarësisht ndihmave ndërkombëtare, vendi me 16 milionë banorë ka një mungesë serioze dhe të vazhdueshme të ushqimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›