Shirat përmbytin rrugët kryesore në Vlorë, shkak mungesa e kanalizimeve
Mjafton një shi disa orësh, dhe rrugët e qytetit të Vlorës përmbyten totalisht. Shiu i rrëmbyeshëm ka çuar në bllokimin e rrugëve në disa pjesë të tyre. Më problematike ka qenë situata në lagjet Pavarësia dhe Isa Boletini, si dhe në rrugën pranë Skelës dhe në kryqëzimin në lagjen Çole. Nuk kanë mbetur pa u prekur edhe rrugët pranë universitetit Ismail Qemali dhe ato pranë kishës ortodokse. Mosfunksionimi siç duhet i kanalit të ujërave të bardha ka sjellë këtë
anomali që nuk ndodh për herë të parë në këtë qytet. Drejtues të ndërmarrjes publike bëjnë me dije se sa di të punojnë ata në mirëmbajtjen e kanaleve Brenda qytetit, nëse nuk tërheq sa duhet ky kanal, problemi do të përsëritet sa herë bie shi, ashtu siç ndodhi edhe kësaj radhe. Në disa pika kyçe të qytetit si në bulevardin Vlorë- Skelë, në afërsi të ish parkut të tregtisë dhe në dalje të qytetit ishte e vështirë të kalohej dje më këmbë por edhe me automjete. Niveli i ujit në këto nyje ka qenë rreth 30 cm çka vështirësonte së tepërmi kalimin e njerëzve. Është dashur rreth tre orë që një situatë e tillë të stabilizohej dhe të bëhej e mundur kalimi normal i qytetarëve që nga ana e tyre ankohen se gjithmonë kështu ndodh kur bie shi. Shirat e shumtë që kanë përfshirë rajonin jugor të Shqipërisë kanë bërë që të përmbyten rrugët kryesore në qytetin e Vlorës. Kjo ka bërë që të vështirësohet tej mase qarkullimi rrugor. Ndërkohë, edhe kushtet atmosferike në gjirin detar të Vlorës janë përkeqësuar në mëngjes, pasi nisën reshje intensive shirash, që pritet të vazhdojnë gjatë ditës, ndërsa moti i ftohtë me temperatura ende të ulëta po shoqërohet me erë mesatare me drejtim Jug-Jugperëndim. Temperatura maksimale e ajrit në Vlorë sot do të arrijë deri në 12-14 gradë, ndërsa ajo minimale në 3-4 gradë Celsius. Sipas informacioneve bëhet e ditur se uji ka vërshuar në lagjet Pavarësia dhe Isa Boletini, si dhe në rrugën pranë Skelës dhe në kryqëzimin në lagjen Çole. Nuk kanë mbetur pa u prekur edhe rrugët pranë universitetit Ismail Qemali dhe ato pranë kishës ortodokse. Përmbytjet masive kanë shkaktuar gjithashtu probleme të mëdha në qarkullimin e automjeteve.