PD: PS-ja, të mos ketë frikë nga Dosjet
Tiranë- Partia Demokratike i ka bërë thirrje sot PS-së, të mos hezitojë për hapjen e dosjeve. Zëdhënësi i PD-së, gerti Bogdani, përmes një deklarate për shtyp, ka reaguar fill pas konferencës së Edi Ramës, duke i bërë thirrje këtij të fundit “të ketë kurajo dhe të mos ketë frikë nga hapja e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e komunizmit".
Sipas tij, PD-ja i bën thirrje Partisë Socialiste të shkëputet nga e kaluara, sepse ka nevojë të domosdoshme për katarsis. Ai i ka quajtur serial akuzash, shpifjesh dhe trillimesh, gjithë sa ka thënë kreu i opozitës gjatë komunikimit të tij të fundit me mediat.
Qëndrimin e opozitës Bogdani e ka quajtur mbrojtje të xhelatëve të shqiptarëve, që kanë vrarë dhe zvarritur njerëz dhe jo mbrojtje të prokurorisë së pavarur.